Categories: lifestyleshëndetësi

Tre këshilla për t’u bërë njeri më i fuqishëm

Njerëzit e fuqishëm mbajnë role të rëndësishme falë të tjerëve, por kjo nuk do të thotë se nuk marrin pjesë aktive në proces. Për t’u bërë të fuqishëm, është e nevojshme të zotëroni karakteristikat dhe të bëni veprimet e atyre që kanë autoritet dhe ndikim.

Qëndrojuni besnikë ideve tuaja | Kuptoni se çfarë dëshironi dhe mundohuni ta fitoni, edhe nëse të tjerët nuk janë dakord. Kur keni një qëllim, mos e lini atë vazhdimisht pas dore. Nëse e bëni këtë, do të duket se po kërkoni miratimin e personave të tjerë, dhe kjo do t’ju zhvlerësojë në sytë e tyre.

Merrni përgjegjësitë tuaja | Kur gjërat zhvillohen për keq, mos tregoni gishtin kundër të tjerëve dhe mos e shpërdoroni kohën tuaj duke menduar për gabimet e së shkuarës. Më mirë pranoni përgjegjësitë tuaja, në mënyrë që të rregulloni gabimet e bëra dhe shfrytëzoni sa më mirë situatën e tanishme. Dështimet janë pjesë e jetës së gjithësecilit: njerëzit e fuqishëm nuk kanë frikë t’i pranojnë ato. Sekreti është t’i pranoni dhe të punoni në mënyrë që të rregulloni gjërat. Në vend që të diskutoni se i kujt ishte faji, mund të tregoni fuqinë tuaj, thjesht duke deklaruar se jeni të gatshëm të merreni me çështjen në fjalë.

Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore | Nëse nuk ndiheni në formë, nuk do të jeni në gjendje të keni një prezencë të pushtetshme. Të kujdeseni për shëndetin fizik është e thjeshtë: hani mirë, bëni aktivitet fizik për të qenë në formë dhe flini orët e nevojshme që trupi juaj të funksionojë siç duhet. Të kujdeseni për shëndetin mendor dhe emotiv mund të jetë më e vështirë, por në përgjithësi duhet të merrni kohë që të çlodheni, të bëni gjëra që për ju kanë interes dhe të kontaktoni njerëzit që i konsideroni të rëndësishëm për ju. Mos u mundoni të kërkoni pushtetin me aq shumë ngulm, sa ky proces t’ju konsumojë.

të fundit

Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas…

19 minutes ago

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…

39 minutes ago

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…

1 hour ago

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…

1 hour ago

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…

2 hours ago

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…

2 hours ago