Çfarë janë sinuset?
Sinuset janë zgavra në skeletin e kokës, të mbushura me ajër dhe të veshura me mukus. Ato gjenden rreth zgavrës së hundës, me anë të së cilës komunikon nëpërmjet hapjeve të vogla, nëpërmjet këtyre hapjeve të vogla tek sinuset futet ajër, ndërkohë që prej tyre del sekrecioni i cili sekretohet nga mukoza që lidh zgavrën e sinusit.
Kur shfaqet inflamacioni akut i sinuseve?
Sinuziti akut zakonisht fillon me ftohjet e zakonshme virale. Infeksioni viral shkakton ënjtje të mukozës së hundës dhe sinusit dhe shkakton intensifikim të sekrecionit të nazal. Në rast se kjo gjëndje zgjat dhe i bllokon hapjet e sinuseve, tek zgavrat e sinuseve mblidhet sekrecion i bollshëm dhe krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e infeksioneve bakteriale.
Çfarë e shkakton shfaqjen e sinozitit?
Bakteret të cilat janë shkaktaret më të zakonshme të shfaqjes së sinuseve akute , zakonisht vazhdojnë të qëndrojnë në mukozën e rrugëve të sipërme respiratore gjatë gjithë vitit pa shfaqur asnjë simptomë. Megjithatë, rënia e imunitetit gjatë infeksioneve virale dhe bllokimit të rrjedhjes normale të sekrecionit nga sinuset, krijon kushte të favorshme për përhapjen e tyre dhe shfaqjen e simptomave të inflamacionit akut të sinuseve.
Cilat janë simptomat e sinozitit akut?
Bllokimi nazal, shfaqja e sekrecionit të bollshëm me ngjyrë të verdhë –jeshile, ndjenja e ngopjes, rëndesë dhe dhimbje në pjesën e fytyrës dhe të ballit e cila është më e theksuar në momentin kur përkuleni me kokën poshtë, dhimbje koke dhe ngritje e temperaturës, të gjitha këto janë simptoma të sinozitit akut.
Diagnostikimi dhe trajtimi
Pamja klinike dhe kontrolli endoskopik i hundës, zakonisht mjaftojnë për diagnostikimin e infeksionit akut. Ndonjëherë është e nevojshme që të bëhen edhe ekzaminime të tjera radiologjike shtesë. Sinoziti akut mjekohet me anë të antibiotikëve, pika në hundë dhe terapi simptomatike.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në juglindje të vendit ku një i ri ka vendosur që t’i japë fund…
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka reaguar sot pas vendimit historik të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin…
Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, ka treguar edhe një herë tjetër sensin e saj…
Java e ardhshme në Shqipëri pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike, me dominim të motit të kthjellët dhe të…
Qeveria izraelite ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia. “Do të duhet…
Një vajzë shqiptare 10 vjec në Florida të SHBA ka shkëlqyer duke publikuar libër në një moshë shumë të vogël.…