Testi i shkallëve është një mënyrë e thjeshtë për të vlerësuar gjendjen e zemrës sonë, thotë kardiologu spanjoll Dr. Jesus Peteiro. Disa studiues kishin për qëllim krijimin e një testi të besueshëm për kontrollin paraprak të shëndetit kardiovaskular, rezultati i të cilit do të çonte në një vlerësim të mëtejshëm.
Fillimisht, ata vlerësuan gjendjen fizike të 165 pjesëmarrësve me sëmundje koronare të zemrës duke u kërkuar atyre të ecin dhe më pas të vrapojnë me shpejtësi deri sa të lodhen. Gama e tyre e qëndrueshmërisë u vlerësua në ekuivalentët metabolikë (MET).
Ekuivalenti metabolik është njësia matëse e konsumit të oksigjenit gjatë aktivitetit fizik (një MET është e barabartë me 3.5 ml oksigjen për kilogram në minutë). Pjesëmarrësit pushuan për 15-20 minuta dhe më pas iu kërkua të ngjisnin 60 shkallë me një ritëm të shpejtë pa u ndalur.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që ngjitën 60 shkallë në 40-50 sekonda dhe kishin arritur më shumë se 9-10 MET ishin në gjendje më të mirë. Në të kundërt, pacientët që i ngjitën shkallët në 90 sekonda kishin shënuar më pak se 8 MET në testin e lodhjes. Pra, ata nuk kishin qenë në gjendje të rrisnin shumë intensitetin dhe performancën e vrapimit.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në lumin Buna, në Shkodër, ku është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari…
Ka përfunduar seanca gjyqësore, duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci, më 11 mars të…
Theo Hernandez i ka bërë të qartë Milanit dëshirën e tij për t’u bashkuar me Simone Inzaghin te Al-Hilal gjatë…
Akrepi Kjo është java më me fat e vitit për ty, mos e lër të shkojë dëm. Ajo që zgjedh…
Paraditen e sotme, një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia…
Nico Williams prej ditësh thuhet se ka arritur marrëveshjen personale me Barcelonën. Këto të fundit janë në bisedime me Athletico…