Categories: shëndetësi

Studimi i fundit: vezët mund të përmirësojnë kolesterolin, ndërsa rreziku lidhet më shumë me yndyrën e ngopur

Prej vitesh, vezët janë parë si një ushqim që ndikon në rritjen e kolesterolit, por gjithnjë e më shumë studime po tregojnë se shqetësimi kryesor mund të mos jetë kolesteroli që merret nga ushqimi, por yndyra e ngopur.

Sipas një studimi të ri, të rriturit e shëndetshëm që konsumuan dy vezë çdo ditë për pesë javë, në të vërtetë shfaqën përmirësim të niveleve të kolesterolit.

Të lidhura

None found

Në kërkimin e publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, u vu re se yndyra e ngopur lidhet me rritje të LDL-së, e njohur si kolesteroli “i keq”, ndërsa kolesteroli që vjen nga vezët nuk tregoi të njëjtin ndikim.

Personat që përfshinë në regjimin e tyre ushqimor dy vezë në ditë dhe ndoqën një dietë të ulët në yndyrë të ngopur, rezultuan me nivele më të ulëta të kolesterolit LDL në krahasim me ata që ishin në dietën e kontrollit. “Për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit, ne kemi qenë mjaft të sigurt se yndyra e ngopur, shumë më tepër sesa kolesteroli dietik, rrit nivelet e LDL-së” tha kardiologu Sean Heffron, transmeton Klankosova.tv

Çfarë nxori në pah studimi?

Në këtë studim morën pjesë 61 të rritur të shëndetshëm, të cilët ndoqën tre regjime të ndryshme ushqimore nga pesë javë secili. Një grup konsumoi një dietë me shumë kolesterol dhe yndyra të ngopura, një grup tjetër hëngri dy vezë në ditë në kuadër të një diete me pak yndyrë të ngopur, ndërsa grupi i tretë ndoqi një dietë pa vezë, por me përmbajtje më të lartë të yndyrave të ngopura. Deri në përfundim të studimit, 48 pjesëmarrës kishin kaluar me sukses të tre ciklet dietike.

Të dhënat përfundimtare treguan se rritja e kolesterolit LDL lidhej me yndyrën e ngopur, ndërsa kolesteroli dietik nuk prodhoi të njëjtin rezultat. Dieta që përfshinte vezë e uli LDL-në me rreth 0.15 mmol/L në krahasim me dietën e kontrollit.

“Kjo sugjeron se është yndyra e ngopur, jo kolesteroli dietik, që rrit nivelet e LDL-së,” thotë studiuesi Dr. Jon Buckley, duke shtuar: “Ne u habitëm pak nga sa i qartë ishte efekti.”

Kolesteroli që qarkullon në gjak nuk është i barabartë me kolesterolin që merret përmes ushqimit. Shumica e tij prodhohet nga mëlçia, ndërsa konsumimi më i lartë i yndyrnave të ngopura mund të shtojë prodhimin e kolesterolit dhe njëkohësisht të vështirësojë largimin e LDL-së nga qarkullimi i gjakut. “Kolesteroli dietik nuk është më ai i keqi që ishte dikur,” vëren dietologia e regjistruar Melissa Mroz-Planells.

Megjithatë, personat që tashmë kanë kolesterol të lartë, që kanë histori familjare të hiperkolesterolemisë ose që vuajnë nga gjendje të caktuara mjekësore, duhet të tregojnë më shumë kujdes me konsumimin e vezëve. Kardiologu Dr. Michael Miller nënvizon se gjetjet e këtij studimi nuk mund të zbatohen automatikisht për të gjithë njerëzit me kolesterol të lartë.

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

6 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

7 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

7 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

13 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

19 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

25 minutes ago