Categories: shëndetësi

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një shtim të ndjeshëm të mushkonjave.

Mojca Kristan, asistente profesore e entomologjisë mjekësore në London School of Hygiene and Tropical Medicine (LSHTM), tha se ndryshimet klimatike mund të bëjnë që disa lloje mushkonjash, të afta për të përhapur sëmundje serioze si ethet dengue dhe Zika, të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar brenda pak vitesh.

Të lidhura

None found

Sipas saj, kushtet atmosferike që po mbizotërojnë aktualisht në Britani janë shumë të favorshme për këto insekte, pasi ato preferojnë temperaturat e larta dhe ujin e ndenjur, ku depozitojnë vezët.

Ajo këshilloi që, për të shmangur pickimet, njerëzit të përdorin repelent kundër insekteve, të mbajnë lëkurën të mbuluar me rroba me mëngë të gjata dhe të veshin çorape gjatë mbrëmjes, duke qenë se mushkonjat shpesh pickojnë pranë kyçeve të këmbëve.

Kristan theksoi gjithashtu se speciet invazive që mund të transmetojnë viruse si dengue, chikungunya dhe Zika, mes tyre Aedes albopictus, e njohur si mushkonja tigër aziatike, dhe Aedes aegypti, ose mushkonja egjiptiane, nuk janë aktualisht të pranishme në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse aty janë zbuluar vezë të Aedes albopictus.

Ndërkohë, disa prej këtyre viruseve, përfshirë dengue dhe chikungunya, janë tashmë të pranishëm në Evropë, sidomos në zonën e Mesdheut.

Sipas studimeve modeluese, deri në vitet 2060, klima në Londër dhe në zonat përreth ka shumë gjasa të krijojë kushte të përshtatshme për transmetimin e qëndrueshëm të etheve dengue.

të fundit

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

34 seconds ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

8 minutes ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

35 minutes ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

1 hour ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

1 hour ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

2 hours ago