Categories: argetimshëndetësi

Si e kanë ruajtur ushqimin njerëzit para ekzistencës së frigoriferëve?

Për sa kohë janë përdorur frigoriferët dhe si është bërë ruajtja e ushqimit para tyre?

A mund ta imagjinoni se si ishte jeta pa teknologjinë e sotme që është kaq e nevojshme për gjërat bazike që bëni çdo ditë?

Të lidhura

None found

Epo sigurisht mund të jetë paksa e vështirë, por jo për të gjithë, shkruan lajmi.net. Prindërit dhe gjyshërit sigurisht e mbajnë mend kohën kur nuk kishte telefona dhe videolojra, por as ata nuk mund ta imagjinojnë jetën para shpikjeve bazike si p.sh. frigoriferi.

Si ja kanë dalë më parë të ruajnë ushqimin pa pajisjet elektronike?

Frigoriferi i parë është shpikur në vitin 1913. Në zonat më të ftohta, njerëzit e kishin shumë më të lehtë sepse mund ta ngrinin ushqimin që ta ruanin për përdorim të më vonshëm, sidomos gjatë dimrit.

Ndërsa vendet më të nxehta zakonisht e linin ushqimin të thahet në diell që të mund ta përdorin edhe më vonë.

Një prej metodave më të avancuara vjen nga Persia, dhe u shpik rreth vitit 400 para erës sonë, shkruan lajmi.net. Ruajta e ushqimit bëhej në disa struktura të quajtura Yakhchal, që ishin ndërtesa të bëra nga tullat dhe balta, dhe në to ruhej akull i mbledhur gjatë dimrit.

Edhe në ditët e nxehta të verës, akulli mbetej i ngritë brenda sepse muret ishin deri në 2 metra të trasha.

Ndërsa gjatë mesjetës, njerëzit shpesh e konservonin mishin, pra në krip, ose e thanin në tym. Gjithashtu edhe drithërat thaheshin, ndërsa perimet ruheshin në formë të turshive.

Ky ushqim ruhej në vende më të ftohta, si p.sh. në qilarë ose shpella.

Rreth fundit të shekullit 19, njerëzit i mbanin ushqimet e tyre në kuti të mbushura me akull. Këto kuti ishin të punuara nga druri dhe të izoluara me zink ose alumin.

Në vitin 1930, njerëzit veçse filluan me përdorimin e frigoriferëve, dhe që atëherë është bërë një teknologji vazhdimisht në rritje.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

5 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

19 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

22 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

50 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago