Categories: shëndetësi

Shëtitjet në natyrë ndihmojnë imunitetin dhe reduktojnë stresin

Në një realitet gjithnjë e më të dominuar nga urbanizimi dhe teknologjia, largimi nga natyra po kthehet në një problem serioz për shëndetin fizik dhe mendor. Megjithatë, ecja në pyll apo në zona të gjelbra po rezulton të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në mirëqenien e njerëzve.

Të lidhura

None found

Një studim tregon se kalimi i tre ditëve në pyll mund të shtojë me afro 80% aktivitetin e qelizave NK (Natural Killer), të cilat janë pjesë e sistemit imunitar dhe e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat e dëmtuara, përfshirë edhe ato kancerogjene.

Sipas studiuesve, në këtë ndikim pozitiv rol luajnë ajri i pastër, reduktimi i stresit dhe përbërësit natyrorë që çlirohen nga pemët, të cilët kontribuojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe në rritjen e aftësisë së organizmit për t’u mbrojtur, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Po ashtu, studimet tregojnë se mjaftojnë vetëm 20 minuta ecje në natyrë për të ulur nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, duke ndikuar në përmirësimin e humorit dhe në shtimin e energjisë. Kjo praktikë njihet me emrin “shinrin-yoku” ose “banjë pylli”, një term japonez që përshkruan lidhjen e thellë me natyrën përmes shqisave.

Qëndrimi në pyll ndikon edhe në përmirësimin e sistemit imunitar falë substancave kimike natyrale që thithen gjatë kohës së kaluar në mjedise të gjelbra. Përveç kësaj, kontakti me natyrën ndihmon në rritjen e fokusit dhe kreativitetit, sidomos tek fëmijët dhe të rriturit që kalojnë shumë kohë përpara ekraneve.

Ekspertët nënvizojnë se qëndrimi në natyrë nuk mund të zëvendësojë trajtimet mjekësore, por mund të shërbejë si një mënyrë e vlefshme për të mbështetur mirëqenien fizike dhe mendore, duke rikujtuar rëndësinë që ka lidhja me natyrën për shëndetin.

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

3 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

4 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

4 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

4 hours ago