Categories: lifestyleshëndetësi

Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve

Shpesh anashkalohen si probleme jo serioze, por vëmendja e viteve të fundit për shëndetin e dhëmbëve, e ka shndërruar atë në një temë të rëndësishme.

Përveç estetikës, dhe bezdisjes që shkaktojnë, përhapja e sëmundjeve të lidhura me dhëmbët është bërë paksa alarmante.

Të lidhura

None found

Çfarë është parodontoza?

Mishra dhëmbësh të ndjeshëm dhe shpesh të gjakosur. Por dhe dhimbje të forta dhëmbësh dhe nofullash kur hamë ushqime të ftohta apo të nxehta. Këto janë shenjat më të hasura për prezencën e problemeve me dhëmbët.

Parodontoza shkakton një inflamacion të rëndë të mishrave të dhëmbëve, i provokuar nga bakteret që ngjiten në smaltin e dhëmbëve.

Një nga sinjalet kryesore të kësaj sëmundjeje është gjakosja e mishrave të dhëmbëve gjatë larjes me furçë. Vëmendje duhet t’i kushtojmë dhe skuqjes dhe ënjtjes së tyre.

Numri i të prekurve është në rritje

Në bazë të të dhënave të Federatës Evropiane të Periodontologji, ku bazohet dhe AgroWeb.org numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka vlera alarmues. Kjo sëmundje sipas raportimeve është më e përhapur këto 30 vitet e fundit, por përsëri mbetet jo shumë e njohur. Shumica e të prekurve alarmohen kur ndjejnë dhëmbët t’u lëvizin.

Në bazë të të dhënave janë përreth 750 milion të prekur nga kjo sëmundje në botë. Ku vetëm 3 milion janë rezultojnë të jenë në juglindje të Evropës.

Parandalimi bazohet tek përkujdesja e duhur

Një nga këshillat kryesore është pikërisht vizita tek dentistët dy herë në vit. Kështu ju do të keni mundësi që të kryeni kontrolle periodike për çdo shqetësim. Përsa i përket higjienës personale, sugjerohet larja e dhëmbëve me pastën e duhur dy herë në ditë.

Larja duhet të zgjasë të paktën dy minuta, në mënyrë që të gjithë papastërtitë të largohen. Nëse mishrat e dhëmbëve ju gjakosen dhe ky problem ju përsëritet më shumë se 2 herë në javë, duhet të kontaktoni me specialistët e fushës.

Shëndeti i dhëmbëve nis në tavolinë

Siç e përmendëm dhe më lartë, shumica e personave të prekur, alarmohen kur dhëmbët fillojnë e lëvizin apo bien. Këshillohet që të pasuroni dietën tuaj me perime dhe fruta të freskëta e të pa gatuara. Për më tepër ushqimet që përmbajnë vitaminën C luajnë rolin kryesor në ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve. Si dhe ushqimet të pasura me calcium ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve si dhe në ruajtjen e dendësisë së tyre.

të fundit

Berisha paralajmëron transformimin e PD-së: Misioni historik, vota e lirë dhe rikthimi në pushtet

Partia Demokratike mblodhi pasditen e së mërkurës Kryesinë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha në fjalën e tij në nisje…

13 minutes ago

Shqiptari plagos me armë pronarin e një dyqani në Greqi, arratiset me makinë dhe përplaset me disa automjete gjatë ndjekjes nga policia

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e së mërkurën në Patisia të Athinës në Greqi, ku një shqiptar…

26 minutes ago

Zjarri në Drejtorinë e Tiranës/ Policia: Shkak u bë një shkëndije elektrike, zjarri është fikur në një kohë të shkurtër

Policia ka reaguar pas incidentit, i cili ndodhi pak minuata më parë në ambientet e DVP Tiranë. Përmes një njofimi…

42 minutes ago

Ndahet Brikena dhe Mateo? Zemra e thyer e ish-banores së BBVA “trazon” rrjetin

Brikena dhe Mateo janë një nga çiftet më të komentuar dhe më të ndjekur në rrjetet sociale, duke qenë shpesh…

2 hours ago

Përfshihet nga zjarri Drejtoria e Policisë në Tiranë, ambulanca në vendngjarje, ja për çfarë dyshohet

Një situatë alarmante është regjistruar pasditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku thuhet se ka…

2 hours ago

Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik –…

2 hours ago