Categories: lifestyleshëndetësi

Sa shpesh duhet të blini të brendshme?

Dihet që duhet të ndryshoni të brendshmet çdo ditë dhe t’i lani ato para se t’i vishni përsëri (përndryshe…iuu). Po në lidhje me jetëgjatësinë e të brendshmeve, nga këndvështrimi shëndetësor, a ekziston një kohë kur duhet të hidhni të vjetrat dhe të blini të reja?

Përgjigja nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendoni, tha për Health Taraneh Shirazian, një gjinekologe. Asnjë provë mjekësore nuk tregon se veshja e mbathjeve të vjetra është një faktor rreziku për një gjendje të caktuar vaginale, thotë Dr. Shirazian. Por përsa i përket rehatisë dhe zvogëlimit të shanseve të çdo problemi – si një reaksion alergjik ose infeksion – ka kuptim të zëvendësoni të brendshmet rregullisht, këshillon ajo.

Të lidhura

None found

Philip Tierno, një profesor klinik i mikrobiologjisë dhe patologjisë në Shkollën e Mjekësisë New York University dhe autor i librit “First Wear a Mask: A Doctor’s Guide to Reducing Risk of Infection During a Pandemic and Beyond” pajtohet që të brendshmet nuk kanë një datë skadence. Por të brendshmet mund të jenë “mekanikisht jofunksionale” – me fjalë të tjera, kanë vrima ose materiali u është dëmtuar – ndaj është koha t’i zëvendësoni ato.

Çfarë mund të ndodhë nëse vishni të brendshme të vjetra? Rreziku nuk është i lartë, por mbathjet e konsumuara me të vërtetë mund të paraqesin një problem shëndetësor. Nëse një palë nuk përshtaten më siç duhet mund të shkaktojnë infeksione. Nëse shtresat e mbathjeve janë të dobëta, ato mund të irritojnë lëkurën dhe të rrisin rrezikun e infeksionit.

“Kur jeni duke zgjedhur të brendshme, jini të vetëdijshëm për gjëra të tilla si materiale natyrore dhe ngjyra dhe kimikate,” sugjeron Dr. Shirazian. Ajo rekomandon materialet e pambukut, sepse nuk lejojnë që të krijohet lagështirë dhe shmangin infeksionet. Nga ana tjetër, pëlhura sintetike si najloni mbajnë lagështi dhe nuk thahen lehtë, duke shkaktuar irritim dhe infeksion.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

6 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

6 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

6 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

6 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

6 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

6 hours ago