A nuk e urreni kur ndiheni nervozë dhe të shqetësuar dhe papritmas, ju duhet edhe të shkoni në tualet? Në një video në YouTube, gastroenterologu dr. Sameer Islam, shpjegon arsyet pse ndodh kjo dhe çfarë do të thotë për shëndetin tuaj.
Dr. Islam, i cili pranon se ka kaluar dhe vetë të njëjtin “problem”, zbulon se gjendja është një pjesë shumë e zakonshme e sistemeve tona nervore parasimpatike dhe simpatike që lidh trurin me zorrën. Falë nervave në traktin tonë tretës që kontraktohen me shpejtësi kur jeni nervozë, ka më shumë të ngjarë të keni dëshirë/nevojë për të nxjerrë jashtëqitje.
None found
“Është një përgjigje normale ndaj një reagimi nervor”, thotë ai. “Pavarësisht nëse është ankthi, ose po bëheni gati të flisni para një grupi të madh, është një problem shumë i zakonshëm që shfaqet”.
Ky kur problem shkaktohet nga ankthi dhe fillon t’ju pengojë, Dr. Islam thotë se fillimisht duhet trajtuar ankthi, për të ndihmuar kështu edhe me problemet e zorrëve.
Këshillat e Dr. Islam për të mposhtur këtë reagim nervor?
Shkoni në tualet kur ju duhet, provoni një ilaç kundër diarresë si Imodium për të qetësuar zorrët dhe së fundmi, përpiquni të relaksoheni sa më shumë që mundeni, edhe pse kjo e fundit është më e lehtë për t’u thënë se për t’u bërë.
Ai sugjeron të punoni me frymëmarrjet, të bëni ecje, të dilni jashtë mjedisit që ju streson etj. Në fund të ditës, nuk ka asgjë për t’u stresuar, është thjesht pjesë e jetës.
Për çdo gjë, konsultohuni edhe me mjekun tuaj.
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atë që ndodhi pasditen e 8 korrikut në Turqi, kur Presidenti…
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në arkipelagun e Ishujve Kuril, për të cilin…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 79.8 lekë, në shitje me 81 lekë. Euro, do…
Këtë të enjte, qytetarët do të mblidhen për të 75-tën ditë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Në…
Të enjten vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët, me…
Dashi Duhet t’iu kushtoni dy herë më shumë vëmendje detajeve. Trajnoni aftësitë tuaja për të vëzhguar dhe përpiquni të zbuloni…