Është bërë mjaft e zakonshme ngrënia para laptopëve, mund të jetë një drekë e shpejte në zyrë ose një mbrëmje duke parë një film. Sidoqoftë, ky zakon ka shumë efekte negative që duhet t’i konsiderojmë seriozisht. Mbipesha, zgjedhjet e pashëndetshme të ushqimit dhe mos përmbushja janë disa prej tyre.
1. Mund të shkaktojë fryrje dhe dispepsi.
Për të tretur ushqimin siç duhet, duhet të ulemi dhe të relaksohemi ndërsa hamë. Përtypja me kujdes e ushqimit ndihmon në ndarjen e grimcave më të mëdha në ato më të vogla, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit. Çdo pajisje ose laptop do të na shpërqendrojë dhe pasi hamë do të ndihemi më keq.
2. Ju nuk e kuptoni sa hani.
Kur bëni shumë detyra, bëhet më e vështirë të përqendrohesh, kështu nuk i kushtoni vëmendje të mjaftueshme sa hani. Ngrënia para kompjuterit mund t’ju bëjë që të konsumoni më shumë kalori nga sa mendoni.
3. Ju hani shumë shpejt.
Ngrënia e ushqimit ngadalë është më e mirë për shëndetin tuaj, veçanërisht për tretjen, peshën dhe ushqimin. Kur hani shpejt ju konsumoni më shumë kalori. Kjo është arsyeja pse duhet të lini laptopin mënjanë gjatë kohës së ngrënies dhe të përqendroheni në atë që po hani.
4. Ndiheni më pak i ngopur dhe i kënaqur.
Nëse jeni duke ngrënë para kompjuterit, ju ndoshta i kushtoni më shumë vëmendje asaj që po ndodh në ekran sesa ushqimit tuaj. Kështu që ne hamë më shumë pa mend dhe nuk e shijojmë dhe përjetojmë vaktin tonë siç duhet. Siç tregojnë studimet, kjo e bën ushqimin më pak të kënaqshëm dhe gjithashtu na mungojnë shenjat që na tregojnë se kemi ngrënë mjaftueshëm.
5. Mund t’ju hahet sërish pas gjysmë ore.
Një studim zbuloi se ngrënia e vaktit tuaj para kompjuterit do të inkurajojë një tjetër vakt më vonë. Pjesëmarrësit që hëngrën drekën duke luajtur në kompjuter, pas gjysmë ore më vonë hanin më shumë biskota apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë, sesa ata që drekuan pa asnjë shpërqendrim.
Studiuesit e quajnë këtë “kujtesa e vaktit”, ngrënia para kompjuterit na bën që pothuajse të harrojmë për atë që hëngrëm në drekë dhe mund të ndiejmë sërish uri.
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, mbush 30 vjeç më 29 shtator dhe ka zgjedhur ta festojë në mënyrën më luksoze…
Detaje të reja janë zbuluar rreth Tyler Robinson, 22-vjeçarit i cili akuzohet për vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.…
Edi Rama njoftoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, e shkarkimin e mundshëm të Erion Veliaj, ku caktoi Ogerta…
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me rastin e publikuar nga emisioni “Stop”, ku një gardian në burgun e Lushnjës…
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen…
Kryeministri Edi Rama teksa po fliste përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh i këshilloi ata që të kenë…