Categories: lifestyleshëndetësi

Përse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta?

Roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm. Këtë e kemi mësuar që në fëmijëri dhe shkenca e ka provuar. Ai është plot vlerë për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka tek këmbët.

Pirja çdo ditë e qumështit ofron këto përfitime:

Ndihmon për rënien nga pesha
Ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin
Ndihmon në ruajtjen e masës muskulare
Ofron sasi të bollshme të kalçiumit, një mineral i dobishëm për kockat dhe jo vetëm
Ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës

Qumështi është pak delikat në kombinime për një arsye të vetme: ai shkakton probleme me tretjen. Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështi shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme. Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.

Pse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta?

3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda. Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale.

Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë. Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja e frurit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak. Kur qumështi kombinohet me frutat me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak. Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie./shendeti.com.

 

Tags: frutaqumesht

të fundit

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si xhevahir i fshehur

Tre orë e gjysmë në jug të kryeqytetit Tirana, një rrugë dredha-dredha të çon poshtë në një plazh 300 metra…

8 minutes ago

“ZIEN” BEOGRADI/ Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Dhjetëra mijëra protestues marshuan në heshtje në Beograd të hënën për të përkujtuar vdekjen e 16 personave të vrarë kur…

39 minutes ago

E PLOTË/ RREGULLORJA E RE – Ndalohen celularët në shkollë, ja masat në rast shkeljeje dhe rastet përjashtimor

Këtë vit të ri shkollor, që nis më datë 8 shtator, hyn në fuqi një rregullore e re. Bëhet fjalë…

53 minutes ago

LAMTUMIRË KOLOSI I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE! Ceremoni shtetërore e homazhe publike për Dhimitër Anagnostin

Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë, datë 2 shtator, në Hollin e Teatrit…

1 hour ago

Horoskopi 2 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për më shumë komunikim…

10 hours ago

Më shumë se 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë…

10 hours ago