Categories: lifestyleshëndetësi

Perimetri i belit, tregues direkt për jetëgjatësinë

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë në rrezik shumë më të madh ndaj problemeve serioze shëndetësore.

Studimet tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.

Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Sa duhet të jetë perimetri i belit?

Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50 për qind më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra.

Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80 përqind më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.

Perimetri i madh i belit është një tregues domethënës për praninë e dhjamit të tepërt të barkut. AgroWeb.org raporton se kjo e fundit lidhet edhe me problemet e tjera që shoqërohen me mbipeshën ose obezitetin.

Këtu futen probleme serioze si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e arterieve koronare.

A e dini kufirin e belit tuaj?

Ja se si ta matni atë. Gjeni kockën e legenit në ijen tuaj.

Vendoseni aty fillimin e metrit dhe tendoseni rreth trupit tuaj.

Tendosja e metrit duhet të jetë e plotë, por pa e shtrënguar në lëkurë.

Lëshoni frymën dhe lexoni matjen.

Nëse nuk ju pëlqen numri që shikoni, mos e humbni kurajon.

Shifrat maksimale duhet të jenë 94 centimetra për meshkujt dhe 70 centimetra për femrat.

Por nëse jeni fizikisht aktivë dhe ushqeheni mirë do të keni mundësi të ulni perimetrin e belit dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

të fundit

Skema piramidale XUEX/ Gjykata cakton burg për 4 nga të arrestuarit, detyrim paraqitje për 2 të tjerë (EMRAT)

Gjykata e Fierit, ka caktuar arrest me burg për 60 ditë për 4 nga të arrestuarit në lidhje me skemën…

4 minutes ago

FOTOLAJM/ Çifti presidencial mbërrin në Kështjellën Windsor, Trump dhe Melania dorë për dore, priten me nderime nga familja mbretërorë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, mbërritën sot në Kështjellën Windsor në kuadër të një…

38 minutes ago

Programi qeverisës: Rritje e pagave të mjekëve dhe infermierëve me 25%, ndërsa paga mesatare e mësuesve 1.250 euro deri në 2029

Qeveria “Rama 4”, planifikon që deri në vitin 2029, rroga e mjekëve dhe infermierëve të rritet me 25%. Gjithashtu në…

44 minutes ago

Franca përgatitet për një ditë greve, 250 qytete pritet të përfshihen në protesta

Franca pritet të paralizohet nesër, të enjten, nga një valë e re grevash dhe protestash, ndërsa sindikatat më të mëdha…

59 minutes ago

Partia Demokratike: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

Partia Demokratike, ka denoncuar një skandal të ri në Bashkinë e Tropojës, ku kryebashkiaku Rexhë Byberi, dyshohet se i ka…

1 hour ago

SHBA pezulloi dialogun, ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Pakënaqësitë me Kurtin u bënë “kapicë”

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është pasojë e një…

1 hour ago