Nëse keni menduar nëse është më mirë ta vendosni maskën e fytyrës para ose pas dushit, ka të ngjarë të keni lexuar informacione të ndryshme në internet. Çelësi i kësaj përgjigje varet nga lloji i maskës që përdorni, si dhe nga lloji i lëkurës.
Si ta aplikoni siç duhet një maskë fytyre
Qëllimi i maskës së fytyrës varet nga lloji i saj. Disa maska janë të krijuara për tharjen e sebumit (vajit) të tepërt te lëkurat mikse ose të yndyrshme, ndërsa të tjerët plotësojnë lagështinë e humbur në lëkurën e thatë. Disa maska trajtojnë tonin e pabarabartë të lëkurës dhe të tjerët mund të përmbajnë shtresues që ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura.
Pavarësisht nga lloji i maskës, ka disa hapa kryesorë që duhet të ndiqni:
1. Pastroni fytyrën me larës.
2. Vendosni maskën në një shtresë të hollë, të barabartë, rreth gjithë fytyrës. Kini kujdes të shmangni sytë dhe buzët. Mund ta vendosni edhe në qafë dhe dekolte.
3. Prisni 5 deri në 20 minuta, në varësi të udhëzimeve të produktit.
4. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë.
5. Vendosni më pas serumin dhe hidratuesin.
Para apo pas gjumit?
Një mundësi e vendosjes së maskave të fytyrës është teksa jeni në dush. Thjesht lani fytyrën, vendosni maskën dhe lëreni të veprojë teksa ju vazhdoni rutinën tuaj në dush.
Por mund ta vendosni maskën edhe pas dushit. Kjo vlen më së shumti për maskat pastruese për lëkurën e yndyrshme ose mikse. Dushi lejon hapjen e poreve nga uji i ngrohtë.
Nëse keni lëkurë të thatë, mund ta vendosni para se të bëni dush. Kjo ndihmon mbajtjen e hidratimit. Sigurohuni që të vendosni krem hidratues pasi dilni nga dushi.
Nëse doni të vendosni një maskë pa qenë nevoja të laheni, lexoni udhëzimet.
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…
Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…
Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…
Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…
Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…
Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të…