Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka shkaktuar të paktën 131 viktima, mund të përhapet me një ritëm më të shpejtë nga ai që ishte vlerësuar fillimisht.
None found
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili javën e kaluar e shpalli situatën një emergjencë ndërkombëtare, u shpreh se është “thellësisht i shqetësuar për shkallën dhe shpejtësinë e epidemisë”.
Anne Ancia tha për BBC-në se, sa më shumë që agjencia po zhvillon hetimet, aq më e qartë po bëhet se rastet janë shtrirë edhe në zona të tjera, transmeton Klankosova.tv.
Sipas zyrtarëve, në RD të Kongos janë regjistruar më shumë se 513 raste të dyshuara që nga e marta, ndërsa në Ugandën fqinje ka humbur jetën një person.
Shqetësim mbetet frika se shpërthimi mund të ketë qenë aktiv për disa javë para se të identifikohej për herë të parë më 24 prill.
Për llojin e virusit Ebola që po shkakton rritjen e fundit të rasteve nuk ekziston vaksinë, megjithatë OBSH-ja po shqyrton nëse barna të tjera mund të japin mbrojtje.
Mesfushori i talentuar me prejardhje nga Kosova, Enis Zeqiri është ftuar nga klubi danez Sonderjyske.Sonderjyske, klub nga i cili doli…
Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë në prag të El Clásicos ndaj Barcelonës, pasi portieri Thibaut Courtois është…
Edon Zhegrova mund të përfitojë nga problemet me lëndime te Juventusi për të ndryshuar statusin e tij dhe për të…
Pas protestave masive të studentëve dhe të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar një paketë…
Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex, Meghan Markle, është nën hetim në Filipine pas akuzave për posedim të materialeve…
Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shkencës, matematikës, informatikës, inxhinierisë,…