Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit: Lëngu i limonit është një prej tyre.
Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm. Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin
Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin. Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.
VLERAT SHËNDETËSORE TË SHEGËS: Sipas të dhënave, shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare. Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.
SI TË PËRDORNI LËNGUN E SHEGËS KUNDËR INFEKSIONEVE: Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës. Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.
MËNYRA TË TJERA PËR TRAJTIMIN E INFEKSIONEVE: Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit: Lëngu i limonit është një prej tyre. Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm. Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin. Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar. Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare. Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit./albeu.com/
Hailey Bieber dukej me stil dhe e kuruar pa mundim teksa doli me miqtë në Los Angeles të mërkurën. Modelja…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka bërë një reagim të fuqishëm publik përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe ka konfirmuar gatishmërinë…
Margot Robbie ka bërë rikthimin e shumëpritur në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në premierën e…
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur “Kthesa e Dukatit”. Sipas njoftimeve paraprake, një…
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…