Lëngu i limonit përdoret në mjekësinë tradicionale si diaforatik dhe diuretik, si gargarë, locion dhe tonik. Kripa është thelbësore për trurin, si uji dhe oksigjeni. Trupi ka nevojë për kripë që të funksionojë normalisht, por sasitë e larta të saj mund të shkaktojnë stres të zemrës. Është më mirë të përdoret kripa e Himalajës se sa kripa normale e kuzhinës. Edhe piperi i zi është përdorur prej kohësh në mjekësinë popullore. Kështu që mos u habisni kur të mësoni se ky kombinim lufton më së miri shqetësimet e mëposhtme:
Dhimbje fyti
Mund të çliroheni nga dhimbja e fytit duke shtuar në një gotë me ujë të ngrohtë 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët, gjysmë luge kafeje piper të zi dhe një lugë kafeje kripë. Bëni gargarë me të sa më shpesh.
Lufton gurët e tëmthit
Depozitat e ngurtësuara të lëngjeve tretëse që gjenden në fshikëzën e tëmthit quhen gurë të tëmthit. Këta gurë mund të jenë të dhimbshëm dhe mund të ndikojnë në tretjen tuaj. Përzieni tre pjesë të vajit të ullirit me një pjesë limon dhe një pjesë piper të zi në një gotë. Pijeni këtë përzierje. Ajo mund të shkaktojë lëvizjen e gurëve të tëmthit.
Aftet
Nëse shëndeti juaj nuk është i mirë, keni gjasa të vuani nga disa plagë të quajtura afte. Për t´i kuruar, shtoni një lugë kafeje kripë Himalaja në një gotë me ujë të ngrohtë dhe përziejeni. Shpëlajeni gojën me të tri herë në ditë dhe aftet (ulcerat) do të zhduken.
Humbje peshe
Për të humbur peshë, përgatisni një pije si kjo: ¼ lugë kafeje piper i zi i bluar, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë. Pijeni me stomak bosh çdo ditë dhe shumë shpejt do të shihni rezultate.
Të përziera
Dhimbja e stomakut mund të qetësohet me piper të zi, ndërsa limoni ndalon të përzierat. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë kafeje piper në një gotë të madhe me ujë të ngrohtë dhe pijeni ngadalë me gllënjka të vogla.
Ftohje dhe grip
Limoni mund të bëjë mrekulli për ftohjen ose gripin. Shtoni gjysmën e lëngut të limonit dhe lëkurën në një enë me ujë të vluar. Lëreni për 10 minuta dhe hiqni lëkurën. Bëjeni këtë derisa të ndiheni më mirë.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në lidhje, mund të shfaqen disa keqkuptime të vogla, ndaj komunikimi…
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe…
Sfida e Juventusit në Ligën e Kampionëve filloi me një barazim dramatik që pati shijen e një fitoreje. Në Allianz…
Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qytetin qendror të Gazës. Trupat…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës diskutuan…
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, mbush 30 vjeç më 29 shtator dhe ka zgjedhur ta festojë në mënyrën më luksoze…