Categories: lifestyleshëndetësi

Nga peshqirët e trupit tek jastëkët, e dini sa shpesh duhen larë këto produkte?

Sipas një sondazhi të vitit 2019 në  Women’s Health, shumica e njerëzve i lajnë peshqirët dhe çarçafët shpesh, edhe pse disa, jo aq rregullisht sa duhet. “Ashtu si rrobat, shtrojet që përdoren rregullisht, sidomos ato që janë në kontakt me ushqimin ose lëkurën, duhet të lahen më shpesh, ndërsa ato që nuk përdoren shpesh, si peshqirët dekorativë, apo mbulesat e krevatëve, mund të përdoren më rrallë,” thotë Maeve Richmond, themeluese dhe trajnere kryesore e kompanisë së organizimit të shtëpisë, Maeve’s Method.

Nëse do të dish metodat më të mira të pastrimit, mësoji nga specialistja. Lexo disa udhëzime sesa rregullisht duhet t’i lash këto aksesorë prej cohe, që përdoren më shpesh.

Të lidhura

None found

Peshqirët e trupit

Larja e rekomanduar: Çdo 3 apo 4 përdorime

Edhe pse janë krijuar për përdorim të shpeshtë, ato mund të nisin të mbajnë erë pas disa përdorimesh, sidomos nëse nuk ajrosen si duhet pas përdorimit. Nëse bën stërvitje, ose ke një punë të lodhshme fizike, laji edhe më shpesh dhe mos i ndaj me asnjë anëtar të familjes që mund të ketë një infeksion të lëkurës.

Çarçafët

Larja e rekomanduar: Çdo javë ose çdo 2 javë

“Shtrojet e shtratit mund të përdoren në mënyra të  ndryshme, prandaj edhe shpeshtia e larjes është individuale. Nëse janë bërë me njolla, nëse dikush në familje është sëmurë, nëse fle e zhveshur ose pothuajse, ose nëse shkon të flesh pa bërë dush pas palestrës, duhet t’i lash më shpesh. Edhe stinët janë gjithashtu një faktor. Në varësi të stilit të jetës, shtrojet mund të kenë nevojë për më shumë larje gjatë verës, duke qenë që djersijmë më shpesh dhe djersa kalon te peshqirët dhe çarçafët.

Peshqirët e enëve

Larja e rekomanduar: 2 herë në javë

”Peshqirët e kuzhinës grumbullojnë copëza ushqimi dhe këto njolla mund të krijojnë baktere dhe erëra të rënda, kështu që duhet t’i lash çdo javë nëse gatuan rregullisht, por nëse peshqirët e kuzhinës nuk përdoren shpesh dhe qëndrojnë të varur sa për dekor, një herë në muaj mjafton”- thotë Richmond.

Peshqirët e duarve

Larja e rekomanduar: Çdo 2-3 ditë.

Duke qenë që peshqirët e duarve zakonisht janë të varura në një hapësirë me shumë qarkullim dhe të favorshme për zhvillimin e baktereve dhe përdoren nga shumë njerëz, është e arsyeshme t’i hedhësh në lavatriçe më shpesh sesa gjithë peshqirët e tjerë.

Jastëkët

Larja e rekomanduar: Një herë në gjashtë muaj

Jastëku, qoftë i mbushur me pupla apo fibra sintetike, duhet larë dy herë në vit për të mos lejuar që era dhe njollat të bëhen të përhershme. Ndiq udhëzimet e pastrimit me përpikëri, mund të lahen në lavatriçe ose në pastrim kimik dhe sigurohu që të jetë plotësisht i thatë para se ta vendosësh në shtrat.

Pastrim të mbarë!

të fundit

Vora afron Briajan Gjylën, 19-vjeçari mbyll eksperiencën në Itali dhe rikthehet në Superiore

©fshf SuperioreKlubi i Vorës ka njoftuar akordin me sulmuesin shqiptar Briajan Gjyla [...]Read More...

3 minutes ago

Paraguai mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Gjermanisë

Pjesa e parë e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Paraguait në Kupën e Botës 2026 është mbyllur me surprizë, pasi paraguajanët…

5 minutes ago

Flasin aktivistët e protestës/ Lleshi: Toka shqiptare u kthye në eksperiment! Kurti: Rama na trajton si njerëz me bisht

Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…

6 minutes ago

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…

21 minutes ago

Ancelotti komenton triumfin e Brazilit dhe tregon planin për Neymarin

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas fitores dramatike ndaj Japonisë në Kupën e…

23 minutes ago

Parliament gives the green light to Electoral Code changes under a fast-track procedure

Kuvendi, me 59 vota "pro", tre vota "kundër" dhe pa "të përmbajtur", votoi për të miratuar në tërësi projektligjin për…

25 minutes ago