Categories: lifestyleshëndetësi

Nga e folura me veten tek muzika: Aktivitetet që s’ju lënë të plakeni

Me kalimin e kohës, kapacitetet konjitive të mendjes sonë fillojnë të përkeqësohen. Ky është proces i paevitueshëm e natyral i plakjes, që ndikon në të gjtha aspektet e jetës. Ndërsa nuk mundemi ta ndalojmë, mund thjesht ta ngadalësojmë.

Aktivitete në dukje të thjeshta dhe të zakonshme na ndihmojnë jo vetëm në forcimin e kujtesës në afatgjatë, por për një mendje të kthjellët gjatë gjithë jetës.

1. Mësoni një gjuhë të re

Mësimi i një gjuhe të re ju sjell shumë përfitime. Përveçse një aftësi personale, është një ushtrim i shkëlqyer i trurit, që ngadalëson dhe ndalon humbjen e kujtesës. Aktivitetet e mësimit të gjuhës do t’ju ndihmojnë të mbani mend, njihni dhe kuptoni fjalë të cilat e çojnë fuksionin konjitiv në nivele shumë të larta.

2. Lojërat e fjalëve dhe puzzle-t janë gjithashtu një ushtrim i mirë

Një tjetër ushtrim që pasuron njohuritë e përgjithshme dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së kujtesës është zgjidhja e fjalëkryqeve, lojërat e fjalëve dhe puzzle-t. Sudoku ose Scrabble dhe fjalëkryqet ulin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzhaimerit. Loja Tetris është gjithashtu e këshillueshme.

3. Mos nënvlerësoni fuqinë e muzikës

Muzika dhe terapia muzikore ofrojnë një ushtrim të mirë të trurit, pasi jo vetëm që përmirësojnë përqëndrimin mendor, por mbështesin funksionimin e shëndetshëm konjitiv. Ndërsa është e njohur që muzika klasike nxit fuqinë e trurit dhe përmirëson aftësitë e rrjedhshmërisë verbale tek bebet dhe fëmijët e vegjël, muzika përdoret si “trajtuese” e humbjes së kujtesës. Thjesht dëgjoni llojin tuaj të preferuar të muzikës çdo ditë dhe përpiquni të mbani mend tekstin e melodinë dhe këndoni nën zë. Është argëtuese dhe e dobishme në të njejtën kohë.

4. Mos kini turp të flisni me veten

Studimet tregojnë se njerëzit që flasin me veten kanë rrezik më të ulët të zhvillojnë sëmundje që mjegullojnë gjykimin. Me fjalë të tjera, të flisni me vete dhe t’i tregoni histori vetes është një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar humbjen e kujtesës dhe përqëndrimin në detajet e rëndësishme. Për më tepër, është një ushtrim emocional i shkëlqyer.

5. Lexoni libra të ndryshëm dhe përpiquni të mbani mend historinë

Një nga ushtrimet më të mira që mund t’i bëni trurit është të lexoni një libër. Nga librat, tek esetë dhe artikujt e revistave, lexoni çdo gjë që ju tërheq vëmendjen. Një këshillë: mundohuni të kujtoni përmbajtjen e një libri që e keni lexuar vite më parë, pasi është një ushtrim që forcon kujtesën.

6. Pajisjet mnemonike janë gjithashtu të dobishme

Pajisjet mnemonike ju ndihmojnë t’i mbani mend gjërat më lehtësisht. Lidhni një imazh visual me një emër ose fjalë ose provoni akronimat për fjalë më të mëdha. Aliteracionet, rimat dhe skeçet humoristike janë 3 mënyra të shkëlqyera për të mbajtur mend emra, fakte, numra dhe informacione të tjera të rëndësishme.

të fundit

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

4 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

28 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

31 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

48 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

1 hour ago