Categories: lifestyleshëndetësi

Nëse trupi juaj po përballet me këto probleme, do të thotë që nuk po pini ujë

Uji është thelbësor për funksionimin e duhur të proceseve në trupin tonë, duke ndikuar në qarkullimin e gjakut, rregullimin e temperaturës dhe detoksifikimin e trupit. Përfaqëson gati 70% të trupit të një të rrituri dhe është prezent në muskujt tanë, organe e gjak. Mungesa e ujit mund të shkaktojë marrje mendsh, presion të ulët të gjakut, dhimbje koke, lodhje e shumë probleme të tjera.

Dehidratimi provokon dhe agravon disa sëmundje dhe për shkak të pamjaftueshmërisë së ujit në sasi ditore, disa sëmundje kronike mund të zhvillohen dhe përkeqësohen si për shembull:

1. Astma dhe alergjitë: Nëse jeni të dehidratuar trupi juaj, do të kufizojë rrugët e frymëmarrjes për të ruajtur përmbajtjen e ujit.

2. Probleme me veziken dhe veshkat: Akumulimi i toksinave dhe mbetjeve acide krijon një ambient të favorshëm për rritjen e baktereve, duke i bërë veziket dhe veshkat më të predispozuara ndaj infeksioneve, formimin e gurëve, inflamacionit dhe dhimbjes.

3. Kapsllëk: Zorra e trashë është një nga zonat kryeore prej nga trupi tërheq ujë kur ka mungesë të furnizimit me lëngje në organet e tjera jetësore. Pa përmbajtjen adekuate të ujit, mbeturinat lëvizin shumë ngadalë në zorrën e trashë, gjë që mund të shkaktojë probleme serioze me kapsllëkun.

4. Probleme me tretjen: Mungesa e ujit dhe mineraleve alkaline, të tilla si kalciumi dhe magnezi, mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri të çrregullimeve të tretjes duke përfshirë ulcerën, gastritin dhe refluksin acid.

5. Hipertension: Kur jemi të dehidratuar, gjaku bëhet më i trrashë, duke penguar qakullimin dhe duke favorizuar tensionin e lartë të gjakut.

6. Dhimbje dhe ngurtësim kyçesh: Kur trupi është i dehidratuar, kërci dobësohet dhe riparimi i artikulacioneve është i ngadaltë, duke shkaktuar dhimbje dhe mungesë rehatie.

7. Sëmundje të lëkurës: Dehidratimi e bën të vështirë eliminimin e toksinave përmes lëkurës duke e bërë trupin më vulnerabël ndaj problemeve të lëkurës si psoriasi, dermatiti dhe rrudhat.

8. Shtim në peshë: Kur jemi të dehidratuar, qelizat ezaurohen. Si pasojë, ndihemi të lodhur dhe të uritur, gjë që na bën të hamë më tepër. Trupi ka domosdoshmërisht nevojë për ujë që të rikarikohet.

Për një shëndet të mirë, këshillohet të pihen të paktën 2 litra ujë në ditë. Grave shtatzëna u këshillohet të pinë më tepër, deri 3 litra në ditë.

të fundit

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën…

13 minutes ago

Vuçiç thotë se ka pritur më shumë nga presidenti Trump, akuza edhe Shqipërisë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e…

31 minutes ago

Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë…

47 minutes ago

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik

Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për…

1 hour ago

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u…

1 hour ago

FOTO PA R*ÇIPETA/ Dua Lipa dhe Calum Turner vazhdojnë pushimet, foto të reja të çiftit nga Meksika

Dua Lipa dhe Callum Turner po vazhdojnë pushimet e tyre në Meksikë , duke marrë një pushim nga angazhimet e…

1 hour ago