Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale. Ato i ngjajnë një rrjete që filtron gjithçka dhe pengon hyrjen e elementeve toksike në organizëm. Por kjo rrjete mund të shpërbëhet dhe të humbasë vetitë e saj mbrojtëse si pasojë e veprimeve të dëmshme. Më poshtë do ju listojmë 3 prej tyre:
1.Nuk pini mjaftueshëm ujë: Një ndër faktorët e përditshëm që çon në dëmtimin e veshkave është mospirja e rregullt e ujit. Uji është shumë i rëndësishëm pasi hidraton, detoksikon dhe eleminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Dehidratimi rrit rrezikun e infeksioneve dhe mund të krijojë gurë në veshka.
2.Hani shumë kripë: Konsumi i tepruar i kripës dëmton veshkat dhe sistemin kardiovaskular. Ngrënia e ushqimeve shumë të kriposura rrit tensionin e lartë të gjakut dhe pengon eleminin e toksionave nëpërmjet urinës. Zëvendësoni kripën e jodizuar me kripë deti, kripë Epsom dhe kripë Himalajesh.
3.Hani shumë mish të kuq: Mishi i kuq përmban shumë vlera ushqyese, por nëse e teproni me ngrënien e tij rrezikoni të krijoni probleme me shëndetin e veshkave. Mishi i kuq përmban nivele të larta purinë, një proteinë që sekreton yndyrën në veshka dhe e e bën më të vështirë heqjen e toksinave
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…