Nëse bëni pjesë në ata njerëz që mendojnë se datë skadence kanë vetëm ushqimet, atëherë me siguri ky lajm nuk do t’ju pëlqejë. Shumë nga ato që përdorim në përditshmëri duhet t’i ndryshojmë në një kohë të caktuar, edhe kur nuk shfaqin shenja prishjeje, erë apo njolla të ndryshme. Kështu ndodh edhe me jastëkun tonë të preferuar.
Jastëku është mjaft i rëndësishëm për të gjithë, qoftë për rehatinë, por edhe për higjienën. Ndaj këshillohet që mos të përdorni më shumë se sa 2-3 vjet të njëjtin jastëk.
Zëvendësim, çdo vit
Shumë prej nesh nuk mund të flenë rehat pa jastëkun e tyre të preferuar dhe shpeshherë për shkak të kësaj, neglizhohet edhe larja e tij. Për të mos folur për ndërrimin. Por specialistët e higjienës këmbëngulin: “Jastëkët e përbërë nga materiale që nuk lahen, duhen ndërruar çdo vit. Gjumi në jastëkë me pluhur të mbledhur prej vitesh dhe mikrobe mund të shkaktojë akne, puçrra, njolla në lëkurë, alergji, ose të nxitin përkeqësimet e atyre që vuajnë nga frymëmarrja apo astma. Ndërsa përsa u përket jastëkëve që lahen, rekomandohet të lahen në 60 gradë dhe më pas të hekurosen”.
Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…
Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…