Për shumicën e njerëzve, vera është një periudhë e mirë e vitit. Mund të jetë gjithashtu shumë e dobishme për njerëzit me çrregullime afektive sezonale (SAD), por shumë të tjerë mund të ndihen nën presion nga koha shtesë gjatë ditës dhe të ndjehen fajtorë se nuk po shijojnë apo nuk po bëjnë mjaftueshëm. Ja disa gjëra që mund të bëni për “summertime blues”:
1. Jini mirënjohës që nuk është viti i kaluar. Mos harroni se vjet thuajse gjithçka ishte e kufizuar, ndërsa këtë vit masat po lirohen! Kjo është diçka që duhet të na bëjë sado pak të lumtur.
None found
2. Planifikoni ndonjë lloj aventure gjatë verës. Planifikimi i një udhëtimi sado të vogël mund të jetë emocionues. Nëse do të udhëtoni vetë ose me një grup, familjen tuaj, ose partnerin, kuptoni se rruga drejt destinacionit mund të jetë po aq argëtuese sa vetë destinacioni, ndoshta edhe më shumë.
3. Kuptoni se është normale të keni shqetësime në lidhje me virusin. Është e kuptueshme të jeni ende nervozë për pandeminë. Nëse jeni, atëherë vazhdoni protokollet tuaja dhe qëndroni të sigurt, por sigurohuni që kjo të mos ju ndalojë të dilni jashtë, të shkoni në plazh dhe të lëvizni sado të mundeni. Edhe një veprim i vogël si mbjellja e disa luleve, mund t’jua mbushë ditën me lumturi.
4. Shtoni një dimension të ri në stilin e jetës tuaj. Kjo verë është shansi juaj për të bërë diçka argëtuese që ju bën të ndiheni mirë me veten. Provoni të bëni camping, të filloni të mësoni kitarën, një gjuhë të huaj, të shkoni në një kurs kërcimi etj.
5. Lidhuni me miqtë dhe familjen. Të qenit pranë njerëzve të dashur për ne mund të na ndryshojë për mirë në dimensione që nuk e keni menduar. Një bisedë e sinqertë dhe një përqafim i ngrohtë mund të “shërojnë” shumë.
Mos e mendoni verën si një “detyrë” që ju ka rënë për pjesë. Bëni atë që ju bën juve të ndiheni më mirë. Mundësitë janë të pafundme, mjafton të shihni pak më thellë dhe të kërkoni pak më shumë.
Bëfsh qejf, sipas mënyrës tënde!
Artan PogoniZia ka kapluar në sportin shqiptar [...]Read More...
Vinicius Junior pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe pas mbylljes së afatit kalimtar veror, pavarësisht spekulimeve…
Një lajm i kobshëm trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një…
Fenerbahçe ka zhvilluar bisedime me Milanin për transferimin e Rafael Leaos, por marrëveshja mbetet larg finalizimit, pasi ka ende disa…
Muaji gusht 2026 pritet të jetë një periudhë me lëvizje të rëndësishme për personat e lindur në shenjën e Luanit.…
Një incident ka ndodhur sot në rrugën “A” në Prishtinë, ku një kran është rrëzuar gjatë punimeve në një kantier…