“Mërzia e stinës së verës”, 5 mënyra për ta mposhtur

Për shumicën e njerëzve, vera është një periudhë e mirë e vitit. Mund të jetë gjithashtu shumë e dobishme për njerëzit me çrregullime afektive sezonale (SAD), por shumë të tjerë mund të ndihen nën presion nga koha shtesë gjatë ditës dhe të ndjehen fajtorë se nuk po shijojnë apo nuk po bëjnë mjaftueshëm. Ja disa gjëra që mund të bëni për “summertime blues”:

1. Jini mirënjohës që nuk është viti i kaluar. Mos harroni se vjet thuajse gjithçka ishte e kufizuar, ndërsa këtë vit masat po lirohen! Kjo është diçka që duhet të na bëjë sado pak të lumtur.

2. Planifikoni ndonjë lloj aventure gjatë verës. Planifikimi i një udhëtimi sado të vogël mund të jetë emocionues. Nëse do të udhëtoni vetë ose me një grup, familjen tuaj, ose partnerin, kuptoni se rruga drejt destinacionit mund të jetë po aq argëtuese sa vetë destinacioni, ndoshta edhe më shumë.

3. Kuptoni se është normale të keni shqetësime në lidhje me virusin. Është e kuptueshme të jeni ende nervozë për pandeminë. Nëse jeni, atëherë vazhdoni protokollet tuaja dhe qëndroni të sigurt, por sigurohuni që kjo të mos ju ndalojë të dilni jashtë, të shkoni në plazh dhe të lëvizni sado të mundeni. Edhe një veprim i vogël si mbjellja e disa luleve, mund t’jua mbushë ditën me lumturi.

4. Shtoni një dimension të ri në stilin e jetës tuaj. Kjo verë është shansi juaj për të bërë diçka argëtuese që ju bën të ndiheni mirë me veten. Provoni të bëni camping, të filloni të mësoni kitarën, një gjuhë të huaj, të shkoni në një kurs kërcimi etj.

5. Lidhuni me miqtë dhe familjen. Të qenit pranë njerëzve të dashur për ne mund të na ndryshojë për mirë në dimensione që nuk e keni menduar. Një bisedë e sinqertë dhe një përqafim i ngrohtë mund të “shërojnë” shumë.

Mos e mendoni verën si një “detyrë” që ju ka rënë për pjesë. Bëni atë që ju bën juve të ndiheni më mirë. Mundësitë janë të pafundme, mjafton të shihni pak më thellë dhe të kërkoni pak më shumë.

Bëfsh qejf, sipas mënyrës tënde!

të fundit

Horoskopi 18 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…

1 hour ago

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…

1 hour ago

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…

2 hours ago

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…

2 hours ago

La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…

2 hours ago

Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…

3 hours ago