Shkencëtarët pohojnë se ngrënia e 40 gram djathë çdo ditë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Këto gjetje për zemrën vijnë nga një analizë e 15 studimeve vëzhguese që analizuan efektet e marrjes së djathit në rrezikun kardiovaskular.
Bashkautori i studimit, Li-Qiang Qin, punon në Departamentin e Ushqyerjes dhe Higjienës së Ushqimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Soochow në Kinë. Ai dhe kolegët e tij publikuan në dhjetor rezultatet e kërkimit të tyre në revistën shkencore European Journal of Nutrition.
Djathi është padyshim një nga ushqimet tona të preferuara. Përmban lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin. Të tillë janë kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12. Por, ka edhe shumë yndyrna të ngopura, të cilat mund të rrisin nivelet e kolesterolit. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun për zemër dhe goditje në tru.
Studimi, megjithatë, tregon se djathi mund të ketë efekt të kundërt në shëndetin kardiovaskular.
Rreziku i zemrës reduktohet deri në 18%
Në total, 15 nën-studimet përfshinin më shumë se 200,000 pjesëmarrës. Efektet e konsumit të djathit u analizuan gjatë një dekade. Shumica e studimeve përfshinin individë që nuk kishin sëmundje kardiovaskulare në kohën e studimit.
Analiza tregoi se në krahasim me ata që hanin shumë pak djathë, ata që hanin normalisht kishin:
Shkencëtarët raportojnë se këto rezultate ishin më të forta tek ata pjesëmarrës, të cilët konsumonin rreth 40 gram djathë çdo ditë. Si përfundim, ata shkruajnë:
“Kjo analizë e studimeve vëzhguese sugjeron një korrelacion jo-linear të anasjelltë midis konsumit të djathit dhe rrezikut kardiovaskular.”/albeu.com/
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie…
Tajvani lindor është përballur me një katastrofë natyrore të përmasave të mëdha, pasi u godit nga tajfuni “Ragas”, e njohur…
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.7 lekë. Euro, blihet…
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë…
Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët…
Dashi Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta…