Categories: lifestyleshëndetësi

Legjenda urbane apo të vërteta “të hidhura”? Sa gota ujë duhet të pini në ditë

Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.

Më poshtë gjeni një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta.

8 gota ujë në ditë?

Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit.

Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet overdoza e ujit.

Ajo ndodh kur pini shumë ujë menjëherë ose kur pini më shumë se sa kërkon organizmi.

Veza të bën dëm për zemrën?

Ngrënia e dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studimet e Harvard. Vezët përmbajnë omega-3, amino acide të nevojshme për shëndetin e zemrës.

Nëse ke ftohtë, do të ftohesh?

Nëse kaloni shumë kohë në ajër të ftohtë, nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të sëmureni. Përkundrazi, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kalojnë disa orë në temperatura nën zero janë më të shëndetshëm. Bakteret lulëzojnë në ambiente të ngrohta të brendshme.

Multivitaminë çdo ditë?

Multivitaminat mund të merren vetëm nëse i rekomandon mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë ushqyesit që nuk merrni nga ushqimet. Hani më shumë fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri që të merrni vitaminat që ju nevojiten.

Hani mëngjes për të rënë në peshë?

Ngrënia e mëngjesit mban larg urinë, por rënia në peshë është pak e tepruar. Megjithatë, varet çfarë ushqimesh hani për mëngjes, ndjekur nga dreka dhe nga darka.

Sheqeri i bën fëmijët hiperaktivë?
Sheqeri është i dëmshëm për fëmijët, por kjo nuk do të thotë se ata bëhen hiperaktivë ose humbasin përqendrimin. Prindërit thjesht presin që kjo të ndodhë dhe fajësojnë sheqerin për sjelljen e fëmijëve.

Kërcitja e gishtave shkakton artrit?
Kërcitja e gishtave nuk shkakton artrit. Zhurma vjen nga formimi i gazrave në mes të kockave të gishtave. Kërcitja nuk luan asnjë rol në formimin ose jo të kësaj sëmundjeje.

Por mirë është të mos e bëni, pasi, nëse i kërcisni gishtat gjatë gjithë kohës, duart do t’ju enjten dhe do të keni një shtrëngim të kockave.

të fundit

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…

12 minutes ago

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…

38 minutes ago

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…

50 minutes ago

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…

1 hour ago

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…

2 hours ago

Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të…

2 hours ago