Categories: lifestyleshëndetësi

Koronavirusi: Këshilla si të kryeni marrëdhënie me partnerin në mënyrë të sigurt

Për shkak të pandemisë së koronavirusit e gjithë bota është e detyruar të përshtatet me një mënyrë jetese të re dhe të respektojë masat që janë marrë. Pandemia ka ndikuar edhe në marrëdhëniet seksuale mes dy personave. Tani më shumë se kurrë, njerëzit duhet të bëjnë kujdes dhe të shmangin sa më shumë kontaktin me njëri-tjetrin.

Gazeta “Terrence Higgins Trust”,  ka botuar disa këshilla ku sugjerojnë që njerëzit të shmangin puthjet, të mbajnë maskë në fytyrë dhe të zgjedhin pozicione që nuk janë ballë për ballë gjatë seksit.

Të lidhura

None found

“Mund të duket e vështirë, por njerëzit duhet të gjejnë një mënyrë për të balancuar nevojën për seks me rreziqet e përhapjes së COVID-19″, shkruhet në këtë artikull.

Partneri më i mirë seksual gjatë pandemisë është vetvetja ose dikush me të cilin jetoni, thotë “Trust”.

Masturbimi, përdorimi i lodrave seksuale ose pjesëmarrja në telefon ose seks në internet rekomandohen si opsionet më të sigurta.

Nuk do të thotë që seksi duhet lënë jashtë lojë, por idealisht duhet të jetë me njerëzit që jetoni.

Ende po përpiqemi të mbajmë distancë sociale nga njëri-tjetri, por është e pamundur që njerëzit të ndalojnë marrëdhëniet seksuale për një kohë të papërcaktuar. Nëse po kryeni marrëdhënie me njerëz që nuk jetojnë me ju, është e rëndësishme të kufizoni numrin e partnerëve, shkruhet në këtë artikull.

Nëse po njiheni me dikë të ri, duhet ta pyesni nëse ai ose dikush në familjen e tyre kanë pasur simptoma ose kanë rezultuar pozitivë.

A e përhapet virusi përmes seksit?

Virusi mund të përhapet përmes pështymës, mukusit ose frymës së atyre që janë të infektuar.

“Nëse do të prekni organet gjenitale të njëri-tjetrit ka të ngjarë që ju potencialisht të putheni në të njëjtën kohë dhe ne e dimë se virusi kalohet përmes pështymës“, tha Dr Alex George për Radio 1 Newsbeat në Mars.

Dr Alex thotë se koronavirusit mund të transportohet nga goja juaj në duart tuaja, në organet gjenitale, në hundën ose gojën e dikujt tjetër.

Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të mos puthni, të vendosni një maskë për fytyrën gjatë seksit dhe të zgjidhni pozicionet ku nuk jeni ballë për ballë.

Studimet kanë zbuluar virusi është gjetur në spermë dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni prezervativë për të minimizuar rrezikun.

Shkrimi thotë se është e rëndësishme të testoheni për infeksione seksualisht të transmetueshme para se të filloni të bëni seks përsëri.

të fundit

Drita pret Prishtinën në garën për kreun e Superligës, me formën në anën e gjilanasve dhe trofetë në anën e kryeqytetasve

Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…

21 seconds ago

37 kilograms of heroin seized in operation against international criminal group, five arrested

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

2 minutes ago

We don’t feel safe at all” – Woman describes threats against her and her children after ex-husband killed her two brothers

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…

2 minutes ago

Politico: Five developments Trump’s midterm election defeat could bring for Europe

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

3 minutes ago

Democrats secure both chambers of US Congress as vote counting continues

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…

3 minutes ago

Fatal crash in Durrës: 48-year-old passenger killed, driver flees the scene

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

3 minutes ago