Categories: lifestyleshëndetësi

Këto ushqime forcojë shëndetin e mushkërive tuaja

Një dietë e ekuilibruar dhe ushqimet e duhura forcojnë sistemin imunitar që luan një rol kryesor në parandalimin e infeksioneve të mushkërive dhe mbajtjen e tyre të shëndetshme. Më poshtë gjeni ushqimet duhet të hani për të forcuar shëndetin e mushkërive tuaja.

  1. Mollë

Molla përmban minerale si fibra, flavonoide, vitamina C, A, E dhe kalium. Punime të bëra. 5 racione mollë në javë ose më shumë mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të mushkërive.

Të lidhura

None found

  1. Banane

Përmbajtja e pasur e kaliumit në banane është shumë e rëndësishme për shëndetin e mushkërive. Një studim tregon se konsumi adekuat i kaliumit, veçanërisht në fëmijëri, ndihmon në rritjen e funksionit dhe kapacitetit të mushkërive.

  1. Domate

Domatet janë ndër burimet më të pasura ushqimore të likopenit, i cili ka veti antioksiduese, karotenoide që shoqërohen me shëndet të fortë të mushkërive. Studimet kanë treguar se konsumi i domates zvogëlon inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes tek individët me astmë dhe përmirëson funksionin e mushkërive te pacientët me COPD.

4.Lakra e kuqe

Lakra e kuqe është e pasur me fibra, vitaminë C dhe vitaminë A. Ajo përmban nivele të larta të kaliumit, sasi të vogla hekuri, magnezi, kalciumi dhe fosfori, informon abcnews.al. Gjithashtu është  një burim i pasur i karotenoideve dhe antocianinave që mbështesin sistemin imunitar. Marrja e shtuar e lëndëve ushqyese të induktuara nga antocianina forcon funksionin e mushkërive.

  1. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është burim i antioksidantëve anti-inflamatorë me përmbajtjen e polifenoleve dhe vitaminës E. Në një studim të kryer, rezulton se vaji i ullirit përmirëson funksionet e mushkërive të atyre me COPD dhe pacientëve me astmë. Acidet yndyrore të pangopura dhe tokoferoli, një formë e vitaminës E, gjithashtu shoqërohen me funksionim më të mirë të mushkërive.

  1. Kosi

Kosi është një ushqim i pasur me proteina, kalcium, fosfor dhe vitamina të grupit B. Studimet tregojnë se kosi ndihmon në përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe të mbrojë nga rreziku i COPD.

  1. Hudhra

Alicina, përbërësi kryesor aktiv në hudhër të pasur me vitaminë C, selen, kalium dhe kalcium, forcon qelizat imune. Në të njëjtën kohë, ai siguron mbrojtje kundër infeksioneve bakteriale dhe virale falë efektit të tij antimikrobik dhe antiviral. Përveç këtyre vetive, alicina kontribuon në pastrimin e mushkërive dhe vret bakteret e viruset që shkaktojnë infeksione në mushkëri.

  1. Kungulli

Kungulli është i pasur me karotenoide siç janë alfa dhe beta karotina, luteina dhe zeaksantina, të cilat promovojnë shëndetin e mushkërive., informon abcnews.al. Kungulli, për shkak të vetive anti-inflamatore neutralizon substancat e dëmshme dhe i parandalon ato të dëmtojnë qelizat e trupit.

  1. Panxhari

Panxhari përmban vitamina dhe minerale të tilla si vitamina A, vitamina C, kalium dhe kalcium. Betalaina, e cila jep ngjyrën e saj, optimizon funksionin e mushkërive duke treguar nivele të larta të vetive antioksiduese

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

5 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

5 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

5 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

6 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

6 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

6 hours ago