shëndetësi

Keni dhimbje të shpinës? Shenjat që tregojnë se duhet t’i drejtoheni mjekut

Dhembja e shpinës është një nga arsyet më të zakonshme që na bën të shkojmë te mjeku dhe është një shkak kryesor i aftësisë së kufizuar në të gjithë botën.

Për fat të mirë, mund të merren masa për të parandaluar ose lehtësuar pjesën më të madhe të dhembjeve të shpinës.

Simptomat

Dhembja e shpinës mund të variojë nga një dhembje e muskujve deri në një ndjesi goditjesh, djegieje ose therje. Përveç kësaj, dhimbja mund të ndihet në këmbë ose të përkeqësohet gjatë lëvizjeve të ndryshme.

Kur duhet të shkoj te mjeku?

Kontaktoni mjekun tuaj nëse dhembja në shpinë:

-Vazhdon disa javë

-Është e fortë dhe nuk përmirësohet me pushimin

-Përhapet poshtë njërës ose të dyja këmbëve, veçanërisht nëse shtrihet nën gju

-Shkakton dobësi, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në njërën ose të dyja këmbët

-Shoqërohet me humbje peshe të pashpjegueshme

Në raste të rralla, dhembja e shpinës mund të sinjalizojë një problem serioz mjekësor. Kërkoni kujdes të menjëhershëm nëse dhimbja juaj e shpinës:

-Shkakton probleme të reja të zorrëve ose fshikëzës

-Shoqërohet me ethe

-Rrëzoheni, pësoni goditje në shpinë ose lëndime të tjera

Shkaqet

Dhembje mesi e shkaktuar nga degjenerimi dhe dëmtimi i shtyllës kurrizore.

Gjendjet që lidhen zakonisht me dhembjen e shpinës përfshijnë:

– Tendosja e muskujve ose ligamenteve.

– Disqe të fryra ose të këputura në shtyllën kurrizore.

– Artriti.

– Osteoporoza./albeu.com

të fundit

Zbulohet data kur do të mbahet Asambleja e PS-së, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e enjte, më 11 shtator, për të shpallur…

12 minutes ago

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”- ​grafite kanosëse ndaj Kurtit në veri të Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin…

38 minutes ago

Aksident në Lushnje/ Makina përfundon në kanal, plagosen tre persona

Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në segmentin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “ Vajkan”. Një…

52 minutes ago

Statistikat e Eurostat/ Berisha: Paga minimale në vend nuk ka ndryshuar, paga më e lartë 15 herë më e madhe se ajo minimale

Pas publikimit të të dhënave të Eurostat, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar duke denoncuar pabarazinë e thellë në…

1 hour ago

Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nisin vitin e ri shkollor përpara një ndryshimi të madh familjar

Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë rikthyer në bankat e shkollës më 3 shtator, duke nisur një vit…

1 hour ago

Tërmeti me mbi 1.400 viktima në Afganistan, dërgohen ndihma nga ajri, vijon kërkimi për të mbijetuarit nën rrënoja

Afganistani dërgoi ndihma nga ajri të mërkurën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e shtëpive në zonat malore lindore…

1 hour ago