Categories: shëndetësi

Këmbët ju fryhen në verë? Zgjidhja e thjeshtë që ndihmon ta lehtësoni këtë problem

Gjatë ditëve me temperatura të larta, fryrja e këmbëve, kyçeve dhe shputave është një shqetësim mjaft i zakonshëm. Nxehtësia bën që enët e gjakut të zgjerohen (vazodilatacion), duke vështirësuar kthimin e gjakut nga gjymtyrët e poshtme drejt zemrës. Për këtë arsye, lëngjet mblidhen në inde dhe shfaqen ënjtja, ndjesia e rëndesës dhe lodhja.

Ky problem nuk lidhet vetëm me ata që kanë çrregullime të qarkullimit. Edhe persona krejtësisht të shëndetshëm mund të përballen me ënjtje gjatë verës, veçanërisht kur kalojnë shumë orë ulur ose në këmbë, udhëtojnë gjatë, hanë shumë kripë apo nuk konsumojnë ujë sa duhet. Sipas vizionplus.tv, të transmetuar nga klankosova.tv, gratë, të moshuarit dhe personat me insuficiencë venoze janë më të rrezikuar nga kjo gjendje.

Të lidhura

None found

Truku i rekomanduar nga angiologët

Specialistët këshillojnë që të vihet në lëvizje rregullisht “pompa muskulore” e pulpës së këmbës. Muskujt e kësaj pjese veprojnë si një mekanizëm natyral që ndihmon shtyrjen e gjakut lart, në drejtim të zemrës. Sa herë që ecim ose lëvizim kyçet, qarkullimi përmirësohet dhe grumbullimi i lëngjeve pakësohet. Nëse trupi qëndron pa lëvizje për një kohë të gjatë, kjo pompë nuk funksionon siç duhet dhe fryrja shtohet.

Gjatë ditës mund të ndihmojnë disa hapa të thjeshtë.

Nëse punoni ulur, ngrihuni dhe ecni për pak minuta çdo orë.

Kur ju duhet të rrini gjatë në këmbë, herë pas here ngrihuni mbi majat e gishtave ose lëvizni kyçet.

Mos qëndroni në të njëjtin pozicion për shumë orë rresht.

Në kohën e pushimit, mbajini këmbët pak më lart se niveli i zemrës, në mënyrë që të lehtësohet kthimi venoz.

Konsumoni ujë rregullisht gjatë gjithë ditës për të shmangur dehidratimin.

Ulni ushqimet me shumë kripë, sepse ato nxisin mbajtjen e lëngjeve.

Zgjidhni këpucë të rehatshme që nuk i shtrëngojnë këmbët.

Freskimi i këmbëve

Një këshillë tjetër është përdorimi i ujit të freskët për këmbët ose një dush me ujë nga i vakët në të freskët, sidomos në fund të ditës. Temperaturat më të ulëta i ndihmojnë enët e gjakut të rikthehen në gjendjen normale dhe krijojnë ndjesi lehtësimi. Ndërsa, banjat shumë të nxehta, sauna dhe qëndrimi i zgjatur në diell mund ta rëndojnë edhe më shumë këtë problem.

të fundit

Al-Ahli nis lëvizjen e parë për të parë mundësinë e transferimit të Mohamed Salah

Klubi arab Al-Ahli, ka bërë një kërkesë fillestare për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Mohamed Salah, sipas Sky Switzerland.Ky…

4 minutes ago

Me bikini dhe plot stil, Keisi “rrëmben” vëmendjen e ndjekësve nga pushimet

Këngëtarja Keisi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj në Instagram. Kejsi po…

4 minutes ago

Erind Xhindi denounces violence against protesters: The government is dragging people away and taking them hostage

Protestat e zhvilluara dje përpara Parlamentit dhe Policisë, si dhe tubimet e njëpasnjëshme të diasporës shqiptare, kanë sjellë reagime të…

6 minutes ago

Ibrahimaj: Distribution of the summer bonus has begun, 33,119 pensioners withdrew it on the first day

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bonusin e verës për pensionistët, i…

6 minutes ago

Fire in the Gërhot area of Gjirokastër, firefighters respond at the scene (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit.…

6 minutes ago

Qeveria e Kosovës thotë se deklaratat e Vuçiqit nxisin sulmet ndaj policisë së Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me deklaratën se Millan Radoiçiq nuk është kriminel,…

6 minutes ago