Nëse gjëja e parë që bëni sapo zgjoheni është të merrni direkt një kafe për të filluar ditën tuaj, duhet ta dini që jeni pjesë e një grupi të madh njerëzitsh. Por edhe nëse e shijoni shumë kafenë dhe efekti që ajo ju juep nuk është i pëlqyeshëm, sërish nuk jeni vetëm.
Ju ka ndodhur të keni pak marramendje pasi pini një filxhan kafe? Epo, ka disa arsye për këtë. Një fakt që shpesh e anashkalojmë është se kafeina është një ilaç, një stimulues në të njëjtën kohë. Shumë prej nesh marrin një filxhan kafe dhe e kanë në vend të mëngjesit. Shumicën e kohës, ne pimë kafen pa ngrënë, edhe pse e dimë që nuk është një ide e mirë.
Konsumimi i kafeinës në stomak bosh do të krijojë gërryerje të acidit të stomakut dhe me siguri do të shkaktojë dridhje.
Ashtu si shumica e stimuluesve, kafeina zvogëlon rrjedhjen e gjakut në tru. Pirja e kafesë para se të hani, ose në sasi të mëdha, mund të sjellë efekte anësore të padëshiruara, siç janë dridhja apo marramendja.
Nëse e shihni se kafja ju jep efekte negative shumë më shpesh nga ç’duhet, bëjini vetes pyetjet e mëposhtme.
Po pi më shumë se ç’duhet?
Po pi mjaftueshëm ujë?
Kam ngrënë mëngjes?
Gjithashtu, kini parasysh se disa njerëz mund të pinë sasi të mëdha kafeje dhe të mos kenë asnjë efekt, ndërsa dikush tjetër mund të pijë gjysmë filxhani dhe menjëherë të ndiejë efektin negativ të kafeinës. Prandaj, duhet të pyesni veten se sa mund të përballoni.
Pasi të zbuloni nivelin tuaj të tolerancës, përpiquni të bëni çmos që të mos e teproni. Të qenit vigjilentë në sasitë e kafeinës që merrni, mund t’ju ndihmojë të shijoni një filxhan pa pasur frikën e pasojave.
Në Hagë kryeqytetin e drejtësisë ku veprojnë disa tribunale shqiptarët me një zë të fortë kërkuan drejtësi e pafajësi për…
Davide Pecorelli, i dënuar në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, ka dërguar një letër të gjatë ku kërkon ndihmë…
Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe…
Aktori i njohur kinez, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga pallati i tij, sipas raportimeve. Ai…
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e…
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës…