Categories: lifestyleshëndetësi

Fakte për periodat që duhen lexuar pikë së pari nga djemtë

Sa shenja paralajmëruese merrni?

Teknikisht, periodat supozohet të funksionojnë si një cikël mujor, që do të thotë se kushdo është në gjendje të llogarisë se kur fillojnë dhe kur mbarojnë. Por, trupat e grave nuk funksionojnë si oraret e autobusave (në Japoni) prandaj vështirë të përcaktohet. Ndonjëherë, shenjat nisin disa ditë, ndonjëherë një javë para e kështu me pak fjalë. Megjithatë disa nga shenjat më të zakonshme janë flokët e yndyrshëm, dhimbjet e mesit dhe patjetër, patjetër, patjetër, ndryshimet e gjendjes shpirtërore.

Sa gjak derdhet?

Edhe në këtë rast, varet sepse ndryshon në varësi të trupave të grave. Në ditë normale, diku te 30ml-80ml gjak, ndërsa në ditë jo të zakonshme, s’është çudi që të ketë shumë gjakderdhje. Ta keni parasysh këtë nëse shihni dikë që ka një shenjë të pantallonat ose çarçafët janë bërë pis.

Sa zgjat?

Sinqerisht, nuk e dimë. Zakonisht 5-7 ditë, nga fillimi në fund. Por mund të ketë pak gjarderdhje pas përfundimit të periodave.

Po në lidhje me marrëdhëniet seksuale?

Edhe këtu: Disa nuk ndihen rehat dhe preferojnë të mos bëjnë seks, ndërsa disa të tjera kanë më shumë dëshirë për shkak të hormoneve që rrisin dëshirën seksuale. Me pak fjalë, pyeteni.

Çfarë është dita e parë e periodave?

Dita e parë është MË E TMERRSHMJA! Ka të ngjatë të jetë dita me më shumë gjakderdhje dhe dhimbjet më të padurueshme.

Po dhimbjet sa të forta janë?

Imagjinoni sikur përjetoni dhimbje të forta mesi, shpine dhe zona e barkut është e gjakosur pasi dikush (një boksier ndoshta) ju ka goditur aq fort sa nuk ngriheni dot. Pastaj imagjinoni sikur dikush vjen dhe ju lëndon zonën e gjakosur. Imagjinoni që ky dikushi do ta bëjë këtë për 30+ vite me radhë, çdo muaj të vitit.

Si mund të ndihmojmë?

Përveç blerjes së qetësuesve dhe linesave/tamponëve sa herë ju kërkohet, mundohuni të silleni si normalisht. Me pak fjalë, askush nuk do t’ju ankohet nëse blini çokollata dhe i lini në frigorifer si partner perfekt që jeni. Ah, kini kujdes! Kurrë, në asnjë mënyrë, as mos t’ju shkojë ndërmend t’i thoni asaj “bën kështu se je me periodat?”. Në shumicën e rasteve, periodat janë arsyeja, por ju nuk duhet ta thoni.

të fundit

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

21 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

35 minutes ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

1 hour ago