Categories: lifestyleshëndetësi

Do t’ju ndryshojë jetën, ja pse parukierët po rekomandojnë të lani 1 herë në javë flokët me uthull molle

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg. Por nëse jeni lodhur nga produktet agresive, Living ju propozon një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj. Duhet thjesht t’i lani 1 herë në javë me uthull molle dhe do të përballeni me rezultate fantastike.

1.Balancon nivelin e pH-it të flokëve dhe skalpit të kokës: Niveli ideal i pH-it të flokëve duhet të jetë në nivelet 4 dhe 5, por shumë produkte si shampoja apo balsami i çrregullojnë këto norma dhe për pasojë keni flokë të thatë dhe të djegur. Aciditeti natyral i uthullës së mollës rregullon pH-in e flokëve pa dëmtuar yndyrën e tyre natyrale, sebumin.

Të lidhura

None found

2.Lufton zbokthin: Uthulla e mollës ka veti të forta antibakteriale dhe antimykotike. Lufton bakteret që shkaktojnë zbokth, kruajtje dhe thatësi të skalpit të kokës.

3.Hidraton flokët: Uthulla e mollës është hidratuesi më i mirë natyral që mund të përdorni për flokë tuaj. Mjafton një aplikim i thjeshtë dhe flokët tuaj do të jenë më të butë e do të krihen më lehtë.

PÊRDORIMI: Lani flokët si zakonisht, përdorni ujë të vakët dhe një shampo organike. Në larjen e fundit, merrni një gotë uji me uthull molle (150-200 ml) dhe lagni flokët. Mund të përdorni një shishe spray për më shumë lehtësi. Masazhoni rrënjët e flokëve me delikatesë dhe më pas majat e tyre. Pas pesë minutash shpëlani kokën pa përdorur balsam. Uthulla mund të lëshojë fillimisht një erë të fortë, por kur flokët të jenë tharë do të jetë zhdukur krejtësisht. Përsëriteni këtë trajti një herë në javë.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago