Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg. Por nëse jeni lodhur nga produktet agresive, Living ju propozon një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj. Duhet thjesht t’i lani 1 herë në javë me uthull molle dhe do të përballeni me rezultate fantastike.
1.Balancon nivelin e pH-it të flokëve dhe skalpit të kokës: Niveli ideal i pH-it të flokëve duhet të jetë në nivelet 4 dhe 5, por shumë produkte si shampoja apo balsami i çrregullojnë këto norma dhe për pasojë keni flokë të thatë dhe të djegur. Aciditeti natyral i uthullës së mollës rregullon pH-in e flokëve pa dëmtuar yndyrën e tyre natyrale, sebumin.
2.Lufton zbokthin: Uthulla e mollës ka veti të forta antibakteriale dhe antimykotike. Lufton bakteret që shkaktojnë zbokth, kruajtje dhe thatësi të skalpit të kokës.
PÊRDORIMI: Lani flokët si zakonisht, përdorni ujë të vakët dhe një shampo organike. Në larjen e fundit, merrni një gotë uji me uthull molle (150-200 ml) dhe lagni flokët. Mund të përdorni një shishe spray për më shumë lehtësi. Masazhoni rrënjët e flokëve me delikatesë dhe më pas majat e tyre. Pas pesë minutash shpëlani kokën pa përdorur balsam. Uthulla mund të lëshojë fillimisht një erë të fortë, por kur flokët të jenë tharë do të jetë zhdukur krejtësisht. Përsëriteni këtë trajti një herë në javë.
DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…
Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…
Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…
Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…
Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…