Categories: lifestyleshëndetësi

Çfarë po i shkaktoni trupit nëse keni ngrënë ëmbëlsira pas darkës?

Sipas një studimi të fundit në Amerikë, me rastin e 29-vjetorit të botimit “Modele të të ushqyerit në Amerikë”, mësohet se vetëm 12 për qind e darkës së ngrënë në shtëpi përfshin ëmbëlsirë pas saj. Kjo shifër, afro 10 vjet më parë ka qenë 15 për qind, pra përgjatë një dekade, vërehet rënie te njerëzit që hanë ëmbëlsirë pas darkës.

Po si e shpjegojnë studiuesit këtë rënie?

Raporti citon dy elementë kryesorë: e para është fokusi tek të ushqyerit e shëndetshëm dhe e dyta prirja për të mos ngrënë në pjatë.

Nëse përpiqesh për të rënë nga pesha, prerja e një cope ëmbëlsirë është një zgjidhje e lehtë, ndërsa ngrënia në pjatë (gjellë me perime, oriz apo bishtajore) kërkon më shumë kohë dhe i bën vaktet më të komplikuara. Kjo është një arsye, e cila, sipas specialistëve, ndikon në shtimin në peshë në pjesën më të madhe të njerëzve. Pra, prirja për të ngrënë më shpejt, i çon ata drejt gabimeve më të mëdha me ushqimet.

Sidomos gjatë pushimeve, adhuruesit e ëmbëlsirave e kanë zakon të hanë një copë ëmbëlsirë gjatë ose pas darkës.

Sipas nutricionistëve, nuk ka asgjë të keqe të hash diçka të ëmbël pas darke, por, kuptohet, çelësi është tek masa. Nëse nuk do ta kontrollosh veten për biskotat, çokollatat apo çdo lloj tjetër ëmbëlsire pas darke, sasia e sheqerit do të rritet dhe rezervat në trup po ashtu. Zgjidhja më e mirë që këshillojnë dietologët është të hash darkë jo më shumë se ora shtatë e mbrëmjes, në mënyrë që disa orë më pas të mund të hash një copë të vogël ëmbëlsirë me çaj.

të fundit

Presidenti Begaj mesazh urimi për kryeparlamentarin e ri Dimal Basha: Shpresoj që bashkëpunimi të vijojë në të mirë të Kosovës

Ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur…

9 minutes ago

Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili…

21 minutes ago

Dimal Basha zgjedhet kryetar i Kuvendit, mori vota edhe nga PDK

Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar sërish si kandidat për kryetar të Kuvendit, Dimal Bashën. Propozimin e Bashës e bëri deputetja…

25 minutes ago

Kush është Nicki Nicole – artistja argjentinase që konfirmoi lidhjen me Lamine Yamal, futbollistin shtatë vjet më të ri

Nicki Nicole, emri i vërtetë i së cilës është Nicole Denise Cucco, është një këngëtare, repere dhe kantautore e njohur…

40 minutes ago

Loredana për marrëdhënien me Jozin: Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem

Loredana Brati ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur për Big Brother VIP Albania 4 dhe për…

50 minutes ago

U arrestua në Malin e Tomorit/ Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme, la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më…

51 minutes ago