Edhe pse kafja mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore, lënia e saj mund të jetë vendim i duhur për disa njerëz. Trupat tanë krijojnë varësi nga kafja dhe lënia e saj në mënyrë të papritur mund të shkaktojë disa simtoma të pakëndshme, të cilat albeu.com do t’jua zbulojë më poshtë.
1. Mund të keni dhimbje koke
Nëse jeni zgjuar ndonjëherë me dhimbje kok, ju me siguri keni pirë një filxhan kafe dhe jeni qetësuar. Kjo ndodh sepse kafeja ngushton enët e gjakut në trurin tuaj. Kur papritmas vendosni të hiqni kafenë nga dieta juaj, kjo shkakton hapjen e enëve të gjakut, gjë që rrit rrjedhjen e gjakut në tru. Trupi juaj mund të reagojë ndaj këtij ndryshimi të papritur në rrjedhën e gjakut me dhimbje koke të dhimbshme që do të zgjasin ndërsa truri po përshtatet me rritjen e rrjedhës së gjakut.
2. Mund të ndiheni nervozë
Sado kontradiktore të tingëllojë, lënia e kafesë në fakt mund t’ju bëjë edhe më nervozë. Megjithëse kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar, trupi juaj bëhet i varur mendërisht dhe fizikisht prej saj. Ndërprerja e kafesë krejt papritur mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë dhe të stresuar.
3. Mund të ndikojë në lëkurën tuaj
Nervozizimi mund t’ju bëjë të djersiteni dhe zemra juaj të rrahë shumë më shpejt, dhe kjo nuk është e mirë as për lëkurën tuaj. Kjo për shkak se shkakton prodhimin e kortizolit, i njohur gjithashtu si hormoni i stresit, i cili ndikon në poret e lëkurës tuaj dhe shkakton rritjen e prodhimit të yndyrës. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në pore të bllokuara, pika të zeza dhe lëkurë të yndyrshme. Stresi dhe ankthi janë armiqtë më të këqij të lëkurës tuaj dhe madje mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme.
4. Mund t’i bëjë dhëmbët tuaj më të ndjeshëm
Një nga simptomat më të pakëndshme të lënies së kafesë në mënyrë të papritur, është të përziera. Stomaku i trazuar mund t’ju bëjnë të villni, gjë që, nga ana tjetër, mund të ndikojë në dhëmbët tuaj. Edhe pse pirja e shpeshtë e kafesë mund të njollosë dhëmbët tuaj dhe t’i bëjë ata të duken të verdhë, lënia e papritur e saj nuk është e mirë as për shëndetin tuaj oral. Të vjellat mund të shkaktojnë tharje të gojës dhe erozion, gjë që i bën dhëmbët tuaj më të ndjeshëm dhe të prirur ndaj kaviteteve.
5. Mund të ndiheni të trullosur
Kur merrni vendim për të lënë papritur kafenë, trupit tuaj i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime dhe mund të përgjigjet me një ndjenjë marramendjeje. Mundohuni të uleni ose të shtriheni nëse ndiheni jo mirë. Këto simptoma zakonisht zgjasin deri në 9 ditë dhe trupit tuaj i duhet kohë për t’u mësuar me ndryshimin.
6. Mund ta keni më të vështirë të përqendroheni
Përveçse ju ndihmon të zgjoheni në mëngjes, kafeja mund të përmirësojë fokusin tuaj para provimeve ose një ditë të madhe në punë. Kafeina rrit nivelet e adrenalinës, duke bërë që presioni i gjakut të rritet dhe gjithashtu stimulon trurin. Pasi vendosni të ndërprisni kafeinën do të keni vështorësi në përqendrim në fillim, por më vonë do të përshtateni./albeu.com
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…