Categories: lifestyleshëndetësi

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse vishni taka të larta çdo ditë

Mbajtja e takave të larta, siç mund ta dini, nuk është e shëndetshme as për këmbët dhe as për trupin. Por mos harroni se më shumë sesa pamja, ka rëndësi shëndeti i mirë. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa efekte negative që kanë takat në turpin tuaj. Herën tjetër kur të vishni taka, mbajini parasysh këto që do të lexoni.

1. Mund të keni dhimbje shpine

Të lidhura

None found

A e keni gjetur veten ndonjëherë për përkulur përpara kur keni ndenjur gjithë ditën me taka veshur? Kjo ndodh sepse ju ndjeni nevojën për të liruar presionin në shpinë. Kur mbani takë të lartë, ju ndryshoni formën e shtyllës kurrizore dhe, me kalimin e kohës, ajo mund të konsumojë kërcin në disqet, nyjet dhe ligamentet tuaja në shpinë.

2. Ju mund të ushtroni presion shtesë në këmbët tuaja

Balanca juaj natyrale shtrembërohet kur qëndroni në taka, kështu që mund të përjetoni presion shtesë që mund të ndikojnë në shpejtësinë e ecjes, gjatësinë e hapit dhe ecjen në përgjithësi.

3. Ju mund të dëmtoni gjunjët tuaja

Për shkak të rrotullimit të tepruar të gjurit dhe kompresimit, gjunjët tuaj janë të prirur të dhembin.  ‘Artriti i konsumit” i njohur su artozë në gju, ndodh më shpesh te gratë sesa te burrat për shkak të veshjes së takave.

4.  Kaviljet tuaja mund të vuajnë

Muskujt tuaj të pulpës mund të vuajnë për shkak  të lartësisë së tepërt, kështu që kaviljet mund ta kenë të vështirë ta lëvizin këmbën përpara ndërsa ecni. Plus, meqenëse kyçi i këmbës nuk është në pozicion normal, thembra e Akilit mund të kontraktohet. Me kalimin e kohës ju mund të përjetoni edhe inflamacion.

5. Ijet tuaja mund të preken gjithashtu

Nëse vishni taka të larta, mund të keni dhimbje të ijëve më vonë. Muskujt e ijëve janë të detyra të qëndrojnë në një pozicion të përkulur, dhe kjo tkurrje mund të sjellë probleme shëndetësore me kalimin e kohës.

6. Gishtat dhe thonjtë mund të dëmtohen

Edhe gishtërinjtë tuaj mund të dëmtohen nga veshja e takave të larta. Duke qenë se rrinë shtypur brenda këpucëve, thonjtë e këmbëve dhe gishtat do të deformohen, sidomos gishti i vogël.

7. Mund të ndikojnë në krijimin e variceve

Kur qëndroni për një kohë të gjatë mbi taka, gjaku nuk pompon nëpër venat tuaja si duhet normalisht, për shkak të muskujve të tkurrur të puplës. Kështu që ka shumë shanse të zhvilloni varice. Nëse tashme keni parë shenja të tyre, zëvendësojini këpucët me atlete.

8. Nuk mund të jeni aq fleksibël sa normalisht

Trupi juaj mbi taka mund të vuajë dhe si pasojë ju nuk mund të jeni fleksibël sa zakonisht. Shtrëngimi i shtuar i muskujve mund të pengojë aktivitetin tuaj të përditshëm, si vrapimi poshtë shkallëve, shëtitjet ose vrapimin. Prandaj rekomandohet të masazhoni këmbët tuaja herë pas here.

të fundit

Rome: 13-year-old carried part of a bicycle brake lever in his back for three years; surgery saved his leg

Një histori e pazakontë vjen nga Roma, ku mjekët e spitalit pediatrik “Bambino Gesu” arritën të heqin një pjesë metalike…

5 minutes ago

Protest escalates as door to Parliament Presidency is breached and fire is set at entrance; police use tear gas

Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Protesta është përshkallëzuar,…

5 minutes ago

Shiroka-Pula: Anëtarësimi në NATO vijon të jetë objektivi ynë strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, mori pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Në fjalën…

5 minutes ago

Students set trees near the Prime Minister’s Office on fire, throw Molotov cocktails at the building! Police attempt to disperse the crowd with tear gas

Vijon të jetë e tensionuar situata në protestën që po mbahet prej disa orësh në Tiranë. Protestuesit janë zhvendosur para…

6 minutes ago

Shiroka-Pula zhvilloi takim me përfaqësueset e strehimoreve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës. Presidentja vlerësoi punën dhe…

6 minutes ago

Ervin Salianji joins student protest outside the prime minister’s office

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i shoqëruar nga një grup të rinjsh, i është bashkuar protestës studentore, para Kryeministrisë. Për…

6 minutes ago