Categories: lifestyleshëndetësi

Çfarë i ndodh organizmit nëse i pini antibiotikët me qumësht

Përthithja më e mirë e antibiotikëve ndonjëherë mbetet peng i ushqimit të konsumuar bashkë me këto medikamente. Antibiotikët kanë një ndërveprim negativ me shumë ushqime dhe pije, siç është edhe qumështi apo produktet me qumësht.

Efikasiteti i tyre është në varësi të përthithjes së antibiotikëve në sistemin tretës dhe më pas rrjedhjen e tyre në qarkullimin e gjakut.

Të lidhura

None found

Prej këndej, antibiotikët e gjejnë rrugën në zonën e infeksionit.

Rrugëtimi i suksesshëm i antibiotikëve ndikohet nga shumë faktorë, siç mund të jetë aciditeti në stomak, yndyrnat, ushqyesit dhe prania e kalciumit.

Përse antibiotikët nuk duhen marrë me qumësht

Kjo ndodh sepse kalciumi tek qumështi ndërlidhet me antibiotikun dhe pengon përthithjen e tij në stomak.

Edhe nëse qumështi , ‘paralizon’ gjysmën e antibiotikut, organizmi merr vetëm gjysmën e dozës, gjë që vonon eliminimin e plotë të infeksionit.

Ekspertët rekomandojnë që kur të merrni antibiotikë, të shmangni qumështin dhe produktet e bulmetit për të paktën 2 orë përpara dhe mbrapa marrjes së antibiotikut.

Në rastin e shumicës së antibiotikëve, ushqimi ose ndikon në uljen e sasisë së përthithjes, ose nuk luan asnjë rol.

Disa antibiotikë përthithen më mirë nëse merren me ushqim, sepse ky i fundit nuk ka asnjë ndikim në këtë proces.

Të dhënat thonë se pacientët që marrin antibiotikë duhet t’i ndjekin me përpikëri udhëzimet në paketimet e ilaçeve.

Mungesa e zbatimit të këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë probleme në kurimin e infeksionit.

Ndër ushqimet që duhet të shmangni kur merrni antibiotikë janë ushqimet acidike siç janë pijet me gaz, lëngjet e agrumeve, çokollata dhe produktet me bazë domateje.

Lëngu i qitros në veçanti ndikon shumë negativisht me disa ilaçe dhe jo vetëm antibiotikët.

Ushqimet me përmbajtje të lartë fibre siç janë thjerrëzat, fasulet dhe drithërat e plota ngadalësojnë përthithjen e antibiotikut./AW/

të fundit

Deschamps tregon për gjendjen e Mbappes: Ndjeu shqetësime në kyçin e këmbës

Franca ka siguruar një tjetër paraqitje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultat 2-0 në çerekfinale.…

5 hours ago

Mbappe sqaron arsyen e zëvendësimit ndaj Marokut: kam vetëm një shqetësim të lehtë në kyç

Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston, por një moment…

5 hours ago

Franca kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele mposhtin Marokun

Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Marokut në një…

7 hours ago

Der Spiegel: Amid protests calling for Rama’s ouster, Albania spends 4 million euros at the last minute for Kanye West

Koncerti i reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, teksa vendi prej 39 ditësh…

7 hours ago

Killing in Laç, police: 40-year-old died while being transported to hospital

Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më parë në Kurbin.…

7 hours ago

Gunfire in Laç, one person loses his life (NAME)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur…

7 hours ago