shëndetësi

A “ndërron gjaku” vërtet në pranverë? Çfarë duhet të kemi parasysh në këtë sezon kritik për shëndetin

Trupi dhe truri janë të parët që përjetojnë ndryshimin e stinëve. Ndryshimet stinore ndikojnë në ritmin biologjik të organizmit të njeriut. Ato shoqërohen me rritje të temperaturave, zgjatjen e ditës dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit. Trupit të njeriut i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime.

Kjo është arsyeja pse njerëzit ankohen shpesh për lodhje të tepruar, këputje, mungesë përqendrimi. Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Të gjitha këto shenja i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut”. Në fakt kjo shihet si një periudhë tranzicioni me të cilën i gjithë organizmi i njeriut bën përpjekje për t’u ambientuar me stinën që vjen.

Të lidhura

None found

Ardhja e pranveres ka edhe pasoja negative. Sistemi që preket më shumë është ai kardiovaskular. Mekanizmi është shumë i thjeshtë, pasi të gjithë e dinë se nga të ftohtit trupi i njeriut tkurret. Për pasojë dhe enët e gjakut. Duke pasur një seksion më të ngushtë në vazat e gjakut, ndodh rritja e tensionit mbi vlerën normale. Aty ku vazat e trurit ose të zemrës janë të ngushtuara ose të dobëta ndodhin infarktet. Po ashtu duke u rritur tensioni, vazat e gjakut çahen. Prandaj këshillohet që ata që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardiovaskular të bëjnë një vizitë që në fillim të stinës.

Depresioni

Depresioni është një tjetër sëmundje që agravon gjatë dimrit dhe mund të ketë pasoja edhe në stinën pasardhëse. “Depresioni apo paradepresioni dhe gjendjet e ankthit rëndohen shumë gjatë dimrit për dy arsye. Në dimër shtohen orët noturne dhe ulen ato diurne.” Kjo ndodh pasi serotonina që është elementi që përmirëson humorin e njeriut, mendohet që sintetizohet më mirë dhe është më me shumicë në gjak. Kjo është arsyeja që një njeri me depresion, në dimër agravohet gjendja e tij. Kjo është ana e mirë e ardhjes së pranverës e cila sjell një rritje të orëve të ditës dhe rritje të substancës që ngre humorin tek individët. Kalimi i periudhës së dimrit për në pranverë sjell një periudhë tranzicioni dhe ndryshimi në humorin e njeriut.

Alergjitë ndaj pluhurit

Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike. Nuk janë të paktë ata që rrinë me shami në dorë për të përballuar alergjitë e stinës. Fillon poleni i disa luleve, i cili sjell lindjen e disa sëmundjeve alergjike, të cilat duhet të marrin mjekim si të gjitha sëmundjet e tjera. Nuk janë të paktë njerëzit që preken nga alergjitë e ndryshme që në fillim të marsit. Njerëzit alergjikë ndaj pluhurit dhe polenit të luleve, me ardhjen e pranverës e dinë që papandehur do t’i lotojnë sytë, do t’i skuqen dhe do t’i kruhen qerpikët, tërë ditën do të teshtijnë.

Lëkura shqetësimi që sjell stina

Lëkura e njeriut tregon gjendjen e shëndetit, ushqimin dhe stilin e jetës që bën gjithsecili. Grupi i sëmundjeve të lëkurës është një tjetër shqetësim që vjen si pasojë e ndryshimit të stinëve.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

10 minutes ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

3 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

3 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

4 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

4 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

4 hours ago