Shumë njerëz në të gjithë botën, kur janë nën stres fillojnë të shtojnë shqetësimet e tyre dhe i gjithë ky ankth mund të shkaktojë shfaqjen e thinjave. Por, a ka ndonjë të vërtetë në këtë deklaratë?
Në një intervistë të sajën me revistën “Shape”, Dr. Doris Day, dermatologe e çertifikuar dhe profesore e asociuar në Universitetin e New York-ut, ajo thotë se plakja ndodh me moshën, por kjo është shumë e ndryshueshme.
Arsyeja për flokët gri zakonisht varet nga gjenetika dhe plakja, por shumë besojnë se ekziston një lidhje midis stresit dhe thinjave, për shkak të rritjes së kortizolit, i njohur ndryshe si një hormon stresi.
Mjekja thotë se kur niveli i kortizolit është i lartë, kjo mund të ndikojë dhe të përshpejtojë plakjen e gjëndrave. Me fjalë të tjera, stresi në të vërtetë mund të përshpejtojë thinjen e flokëve tuaj.
Në thelb, flokët funksionojnë me cikle, kështu që këto të fundit rriten, qëndrojnë të gjalla në lëkurën e kokës, pastaj bien dhe më në fund fillojnë një cikël të ri. Gjëja më e mirë për të bërë kur shihni për herë të parë një thinjë është që ta lini aty ku është. Shkëputja e flokëve të bardhë nuk është një zgjidhje e mirë, sepse ekziston një probabilitet i lartë që flokët të mos rriten përsëri.
Në vend që të shohim që flokët rrallohen, është më mirë ta lëmë kohën të marrë rrjedhën e saj në lëkurën tonë dhe mbase të përdorim një bojë tek parukierja për të maskuar shenjat e moshës.
Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e…
Tërmetet Shqipërinë e Mesme nuk kanë të ndalur këtë të premte. Pas goditjes prej 4.1 ballë në mëngjes që u…
Reperi i njohur, Ledri Vula, është parë së fundmi në shoqërinë e një vajze misterioze, duke ngritur thashetheme dhe spekulime…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se…
Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një avion…
Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajn të cilët akuzohen për porositjen e sulmit ndaj Arjan Ndoja ka dëshmuar…