Të gjitha e kemi parasysh atë momentin e panikut: Periodat erdhën dhe ti je në plazh. Zgjedhja më e sigurtë duket tamponi, por çfarë sikleti kur ndjen se nuk mund ta heqësh dhe fija s’po duket gjëkundi! Skenari më i keq është një tampon i ngecur brenda trupit dhe as që duam ta mendojmë ç’mund të ndodhë më pas.
Ok, është momenti për t’u qetësuar pasi është thjesht panik i rremë. Edhe nëse po kaloni një situatë të sikletshme me tamponin tuaj, nuk ka asnjë shans që të ngecë brenda trupit apo edhe më keq të humbasë.
None found
Tamponi vendoset në vaginë dhe vagina nuk komunikon me pjesën abdominale, që do të thotë se ai ndodhet vetëm në zonën rreth vaginës dhe askund tjetër. Nëse diçka ndodh, fija humbet, tamponi thyhet (gjëra që ndodhin shumë rrallë), ka mënyra të ndryshme për ta hequr, prandaj duhet vetëm të ruani qetësinë.
Sipas gjinekologëve, një prej tyre është të përdorni një ose dy nga gishtat tuaj për të ndjerë tamponin dhe pastaj për ta nxjerrë jashtë, por sigurohuni që duart të jenë të pastra.
Një tjetër formë është të uleni në tualet, të merrni frymë thellë dhe të përpiqeni ta hiqni duke ruajtur qetësinë. Në rast se as pas përpjekjeve tuaja tamponi nuk del, e mira është të shkoni tek mjeku. Përveç stresit dhe parehatisë, një tampon që qëndron për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë infeksione vaginale. Mos harroni që maksimumi për të mbajtur një tampon/lines është 8 orë.
Spanja dhe Franca janë në garë për të organizuar turneun final të Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet…
Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është transferuar në një burg me siguri më të ulët, ku të burgosurit kanë…
Garda Revolucionare e Iranit njoftoi sot se kishte goditur një bazë ushtarake amerikane në Bahrein me dronë në përgjigje të…
Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është transferuar në një burg me siguri më të ulët, ku të burgosurit kanë…
Përplasjet e vjetra politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë rikthyer në vëmendje pas deklaratave të ish-presidentes së Kosovës,…
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistanit ua ndaluan…