Categories: lifestyleshëndetësi

A duhet të shqetësoheni? 3 arsyet pse cikli menstrial ju zgjat më pak se zakonisht

Kur të vijnë periodat, duket sikur nuk do të ikin kurrë. Prandaj kur ato zgjasin më pak se normalisht, mund të duket si një arsye për të festuar. Por, nëse krejt papritur periodat zgjasin nga një javë në vetëm pak ditë, mund të ketë diçka që nuk shkon me ju.

Është normale që periodat të zgjasin pak (nëse periodat zgjasin 2 deri në 3 ditë dhe ka qenë gjithmonë kështu, nuk ka arsye për t’u shqetësuar). Por, është mirë që të vëreni çfarëdolloj ndryshimi në ciklin tuaj menstrual, si në kohëzgjatje ashtu edhe faktorë të tjerë.

Të lidhura

None found

Kohëzgjatja e periodave varet shumë edhe nga faktorët hormonalë, mjekimet me ilaçe apo ndonjë gjendje e fshehtë shëndetësore, që po ndikon në ciklin tuaj menstrual. Disa nga këto shkaqe janë krejtësisht beninje, ashtu siç nuk përjashtohen as gjendje shëndetësore serioze. Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet më kryesore përse periodat krejt papritur nuk ju zgjasin më 6 ditë si më parë, por vetëm 3 ditë.

Keni ndryshuar pilulat për kontrollin e lindjeve

Nëse vëreni ndryshime në ciklin menstrual, duhet të kontrolloni fillimisht metodat që po përdorni për kontrollin e lindjeve. Ato mund të ndryshojnë kohëzgjatjen e ciklit, sidomos pilulat apo pajisja intrauterine kontraceptive(implanti) mund të shkaktojnë shkurtim të periodave.

Ilaçet

Përveç pilulave për kontrollin e lindjeve, ilaçe të caktuara mund të ndikojnë tek ciklit menstrual, kjo si pasojë e përbërësve të tyre kimikë. Ilaçet për lehtësimin e dhrmbjeve (Advil, Naprosyn, ibuprofen etj), ilaçet kundër depresionit, mjekimet për tiroiden etj. mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ciklit.

Sindroma e vezores policistike

Sindroma e vezores policistike është një gjendje shëndetësore, ku gratë prodhojnë nivele të larta të hormoneve mashkullore, që mund të tejkalojnë ovulacionin. Gratë me sindromën e vezores policistike mund të kenë çrregullime të ciklit. Ato mund të kenë gjithashtu disa muaj që nuk iu ka ardhur cikli menstrual, kjo si pasojë e nivele të çrregullta të hormoneve. Personat që vuajnë nga sindroma e vezores policistike zhvillojnë kiste në vezore, akne, obezitet dhe rrezikohen nga infertiliteti. /living

të fundit

Bytyqi: Prices rose more than 22%, government presented three budget plans in nine months

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…

3 minutes ago

Problem sigurie në Claude Code: Mbi 100 mijë skedarë ekspozohen në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100…

3 minutes ago

Parliament approves second revision of 2026 budget

Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…

3 minutes ago

NASA kërkon astronautë të rinj për misionet në Hënë, me pagë vjetore 164,395 dollarë

NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh…

4 minutes ago

President Shiroka-Pula meets EULEX chief to discuss the rule of law

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për…

4 minutes ago

Electoral reform, EU ambassador after meeting Gjiknuri and Bylykbashi: Time is limited, concrete results are needed

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të…

4 minutes ago