Apendiksi, njohur ndryshe nga të gjithë si apandesiti organi pa të cilin mund të jetojmë, ndodh të inflamohet e të hiqet nga trupi përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale. Një në 20 persona e heqin apendiksin çdo vit dhe sipas WebMD grupmosha më e zakonshme që ka probleme janë 10 deri në 30 vjeç. Megjithatë e rëndësishme është që një person të kuptojë shenjat e hershme të inflamimit në mënyrë që apendiksi mos të krijojë asnjë shqetësim për organizmin.
1. Dhimbje barku.
Simptoma më e zakonshme është dhimbja abdominale. Dhimbja mund të fillojë papritur dhe të përqëndrohet në anën e djathtë. Klinika Mayo shton se dhimbja mund të përkeqësohet kur kolliteni, ecni ose lëvizni.
None found
2. Dhimbje në zonën e kërthizës
Klinika Mayo thotë se ndonjëherë dhimbja mund të fillojë në kërthizë dhe pastaj të migrojë në pjesën e poshtme të barkut
3. Dhimbje shpinës
Përveç dhimbjes së barkut, WebMD shkruan se disa njerëz mund të kenë dhimbje shpine ose në zonën e rektumit
4. Dhimbje gjatë urinimit . Kjo është një simptomë e pazakontë, por ËebMD raporton se disa njerëz kanë dhimbje dhe vështirësi urinimi.
5. Ndjesi të vjelle , marramendje ethet.
6. Fryrja e barkut është një tjetër shenjë, që apendiksi është inflamuar dhe brenda një kohe të shkurtër do shfaqë probleme.
7. Humbja e oreksit. Një tjetër simptomë e zakonshme, sipas Medical New Today. /living
Një grua 32-vjeçare është nxjerrë gjallë nga rrënojat 36 orë pasi mbeti e bllokuar nga tërmeti me magnitudë 7.4 që…
Aktivisti Andi Tepelena në një intervistë në “News24” tha se protesta po maturohet çdo ditë dhe kërkesat janë të njëjtat…
Njëra prej tyre mund t’ju duket krejt e zakonshme, por studimet tregojnë se mund të ndihmojë në uljen e stresitThemeluesi…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mohon fuqimisht dezinformatat e plasuara në publik se uji nga sistemi i furnizimit me…
Sot vazhdoi seanca e radhës për rastin “PULSE”. Gjatë seancës u prezantuan ekspertë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, të cilët paraqitën…
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, deklaroi se kryetare e kuvendit mund të bëhet edhe Vlora Çitaku e PDK-së. Përmes një…