Categories: lifestyleshëndetësi

5 ushqime që duhet t’i shmangni dhe 5 që duhet t’i hani kur jeni sëmurë me ftohje

Rrjedhje hundësh, dhimbje fyti dhe teshtima pa ndërprerje. Këto simptoma tregojnë se ju mund të jeni ftohur. Që gjendja juaj të mos përkeqësohet, ne do ju sugjerojmë 5 ushqime që nuk duhet t’i hani, kur jeni sëmurë me ftohje, dhe 5 të tjera që duhet.

Ushqimet që duhen shmangur

1. Luleshtrydhet

Ju ndoshta mendoni se ky superushqim duhet të jetë zgjedhja e parë kur jeni ftohur, por në fakt është krejt e kundërta. Luleshtrydhet janë çlirues të lartë të histaminës që mund të jenë një makth i mbingarkesës, duke sjellë shqetësime të pakëndshme në hundën dhe sinuse.

2. Ëmbëlsirat

Gjërat e ëmbla me shumë sheqer, janë gjëja e fundit që ju nevojitet kur jeni i sëmurë. Ngrënia e sheqerit mund të shtypë përkohësisht sistemin tuaj imunitar dhe aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të luftuar mikrobet që ju bëjnë të sëmureni. Për shkak të kësaj, duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll dëshirat tuaja të sheqerit nëse nuk doni t’i përkeqësoni simptomat tuaja.

3. Ushqime të përpunuara

Jo të gjitha ushqimet e përpunuara janë të pashëndetshme ose një zgjedhje e keqe, por disa prej tyre mund të përmbajnë nivele të larta kripe, sheqeri dhe yndyre. Dhe këta përbërës mund të vonojnë procesin e shërimit tuaj.

4. Turshitë

Turshitë shijojnë shumë, por përpiquni t’i shmangni kur jeni sëmurë. Turshitë përmbajnë uthull ose kripë, të cilat janë përbërës që mund të rrisin inflamacionin e dhimbjes së fytit.

5. Ushqime krokante

Nëse keni kollë ose dhimbje fytit, duke ngrënë ushqime krokante mund të ndjehen si letër zmerile në fytin tuaj. Këto ushqime mund të irritojnë keq fytin, duke bërë që vuajtja juaj të zgjasë më gjatë.

Ushqimet që duhet t’i hani

1. Supë pule

Një tas me supë pule është një domosdoshmëri kur jeni ftohur, dhe jo vetëm sepse mamaja ose gjyshja juaj e thotë këtë. Supa ju mban të hidratuar, është ushqyese dhe qetësuese. Studimet tregojnë që ka një efekt anti-inflamator që mund të ndihmojë në simptomat e ftohjes.

2. Speca djegës

Specat djegës kanë diçka të quajtur kapsaicinë, një përbërës që mund të lehtësojë simptomat tuaja. Kjo funksionon si dekongjestant dhe ekspektorant, që do të thotë se mund të prishë mukusin dhe të lehtësojë kollitjen dhe hundën e zënë.

3. Xhenxhefili

Një filxhan i nxehtë me çaj xhenxhefili mund të jetë shoku juaj më i mirë kur jeni ftohur. Kjo rrënjë e fuqishme ka efekte analgjezike dhe anti-inflamatore që ndihmojnë për të luftuar virusin. Xhenxhefili pastron rrugët e frymëmarrjes, largon kollitjen dhe qetëson fytin.

4. Kërpudha

Jo vetëm që janë të shijshme, por kërpudhat kanë veti të mëdha shëndetësore. Ata janë nxitës të imunitetit dhe një burim i pasur i selenit, magnezit dhe zinkut. Karakteristikat e tyre të forta antivirale i bëjnë një ushqim fantastik për luftimin e të ftohtit.

5. Boronica e kuqe

Këto xhevahire me ngjyrë të kuqe rubini janë të mbushura me vitaminë C dhe një antioksidant të quajtur quercetin që mund të forcojë sistemin tuaj imunitar.

të fundit

Horoskopi 14 Tetor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…

2 hours ago

“Pse kandidon kur thua nuk i fiton zgjedhjet?”, Tela debaton me sipërmarrësin që shpalli kandidaturën për Tiranën

Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…

2 hours ago

Manaj rrezikon denim të rëndë nga FIFA për gjestin e shqiponjës!

Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…

2 hours ago

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…

3 hours ago

Ish-kryeministri i Kanadasë në romancë me këngëtaren Katy Perry, reagon për herë të parë ish-bashkëshortja e Justin Trudeau

Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…

3 hours ago

Kush e zbuloi për herë të parë Nuredin Dumanin? Gazetarja tregon emrin, nuk është Altin Dumani

Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…

3 hours ago