Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie.
Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin. Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.
None found
Vlerat Shëndetësore Të Shegës
Shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare. Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.
Si Të Përdorni Lëngun E Shegës Kundër Infeksioneve
Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës. Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.
Mënyra Të Tjera Për Trajtimin E Infeksioneve
Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit Lëngu i limonit është një prej tyre. Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm. Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin. Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar. Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare. Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t'i…
Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…
Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.…
Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në…
Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në…