lifestyle

Shefat e kuzhinës këto 5 ushqime i ruajnë gjithmonë në ngrirje

Pjesa e ngrirjes së frigoriferit nuk është vetëm vendi ku duhet të vendosim akull dhe akullore, por është gjithashtu një vend i mrekullueshëm për të ruajtur ushqimet që i pëlqejnë familjes suaj.Kur bëhet fjalë për artikujt e ngrirë që duhet të keni gjithmonë në shtëpi, ekspertët e ushqimit ju rekomandojnë të mendoni në mënyrë strategjike: e rëmdësishme është që të keni ushqimin që ju pëlqen, përndryshe do ta harroni në ngrirje.Kini parasysh se tani është sezoni kur duhet të ngrini shumë ushqime në mënyrë që t’i ruani për në stinën e dimrit.

Spinaqi

Të lidhura

None found

“Spinaqi i ngrirë është një perime e shëndetshme që duhet ta ruani në shtëpi. Përveçse mund ta përdorni për të bërë supat tuaja të preferuara, spinaqi mund të përdoret shtesë në makarona, supa apo edhe pjata të tjera si spinaq i kremuar.

Lëngu i perimeve ose mishit

Është një tjetër ushqim që duhet patjetër ta keni në shtëpi, në raftin e ngrirjes së frigoriferit. Ju mund të zgjidhni mish pule ose viçi, ose edhe lëng perimesh që janë të pasura me, si patatet, së bashku me një qepë të plotë dhe karrota ose selino. Ky lëng psh quhet lëng kaliumi dhe është mirë që të ngrini dy ose tre qese dhe sa herë dëshiron të përgatisësh diçka të shijshme ja shton.

Frutat e sezonit

Ruajtja e frutave, të tilla si manaferrat ose pjeshkët, në frigorifer kur ato janë në sezonin e pikut është një veprim i zgjuar. Dhe mos i neglizhoni domatet sepse i shtoni kudo, tek picat, makaronat etj. Gjithashtu mund të ruani në ngrirje edhe frutat e thata dhe mbahen aty të freskëta për të gjithë vitin.

Mishi

Kuzhinierët rekomandojnë ndarjen e mishit që mund ta blini në pako më të mëdha, si kofshët e pulës, dhe ngrirjen e tyre në qese më të vogla. Dhe pasi mishi juaj të jetë gatuar, mendoni ta ngrini përsëri nëse ju ka tepruar. Është mirë të ruani në ngrirje mbetjet nga darkat e ndryshme të mishit (copë viçi ose bërxolla derri, mish pule të pjekur, etj.) për t’i bërë mbushje për petë.

Ushqimi i përgatitur paraprakisht

Gjithashtu është mirë të ruani një ose dy vaktet tuaja të preferuara në frigorifer, psh oriz i skuqur, lazanja etj., që në ditët kur të jeni të lodhura ta keni gati vaktin për ta gatuar. Gjithashtu mund të ruani në ngrirje edhe pica, apo tortilla, dhe natyrisht akulloret mos i harroni.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

6 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

6 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

6 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

6 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

6 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

6 hours ago