Categories: lifestyle

Serbët i vranë djalin, përlotet Caka: I padita e s’më ndihmuan, Vucic si Milloshevici!

Shkrimtari Osman Caka, sot i ftuar në ‘Abc e Pasdites’, rikujtoj i përlotur humbjen e djalit të tij Ilir Caka gjatë luftës në Kosovë 22 vite më parë. Caka tregoi mbi kullën e ndërtuar në Kaçanik në nderim të Ilirit, e njohur si “Kulla e Ilir Cakës” por jo vetëm.

Rreth një muaj pas vrasjes së Ilirit nga forcat uzurpuese serbe, familja Caka zhvendoset në Manchester ku vijojnë me përkujtimin e të lënit pas, Ilirit, vetëm 17 vjeç në atë kohë. I mallëngjyer dhe me lot në sy, Osmani tregon për ëndrrën që e shtyu të ndërtojë dhe shtatoren e Shën Nënë Terezës në Manastirin e Gortonit në Manchester.

“Më është paraqitur djali, Iliri në ëndërr dhe më ka thënë ‘Bab, të lutem bëj diçka për Nënën Terezë’… Unë e kam arritur, e kam ngritur shtatoren. Shtatorja tregon dy duar, dorën e Nënë Terezës, nënës së botës. Një dorë është e nënës së Ilirit, dhe ajo në mes simbolizon ndershmërinë e popullit shqiptar.” – tha i emocionuar Osman Caka.

Teksa shohim një situatë të tensionuar në pikat kufitare Serbi-Kosovë në Jarinje dhe Bërnjak, shkrimtari dhe aktivisti për paqen shprehu se tashmë janë mësuar me ato që Caka i quajti provokime politike. Pyetjes së Ermalit nëse do të ketë një pranim të pavarësisë së Kosovës nga shteti serb, Caka ju përgjigj:

“Nuk presim asgjë tjetër nga nxënësi i Milloshevicit. Ndoshta një ditë do të vijë një tjetër forcë politike që do të pranojë edhe gjenocidin edhe gjithçka.” – shprehu shkrimtari.

Ndër momentet e çmuara të jetës së tij kujton edhe takimin me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, një takim zyrtar ku u diskutua lufta, populli shqiptar dhe humbja në njerëz e familjeve në Kosovë. Në këtë takim Caka shprehu se Blair i kërkoi t’i jpete ngushëllimet e tij gjithë familjeve kosovare që kanë humbur familjarët dhe të afërmit e tyre.

të fundit

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti…

27 seconds ago

Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…

16 minutes ago

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…

37 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…

53 minutes ago

I nxehti afrikan mbërthen vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…

1 hour ago

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

8 hours ago