lifestyle

Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshës

Humbja e disa kilogramëve të tepërt është diçka normale, sidomos nëse arrihet nëpërmjet një regjimi të kujdesshëm ushqimor dhe aktivitetit fizik.

Por nëse njeriu bie në peshë krejt papritur pa asnjë lloj ndryshimi në stilin e jetesës, atëherë ka diçka që nuk shkon.

Të lidhura

None found

Humbja e pashpjegueshme e më shumë se 5 përqind të peshës trupore në më pak se një vit, tregon një problem shëndetësor.

Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë

Diabeti
Rënia në peshë tek diabetikët ndodh për dy arsye: humbja e lëngjeve nga trupi dhe përthithja e pakët e kalorive si pasojë e sheqerit të lartë në gjak.

Për më tepër, kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ai djeg më shumë yndyrë dhe energji muskulare.

Simptoma të tjera të diabetit përfshijnë: etje të tepruar, uri të madhe, lodhje, nxirje të lëkurës dhe mpirje të këmbëve dhe duarve.

Hipertiroidizmi
Hipertiroidizmi dhe tepria e hormoneve në gjak shkakton një ritëm të lartë metabolik që shteron energjinë e trupit.

Përveç rënies së shpejtë nga pesha, ky problem përshpejton rrahjet e zemrës, rrit nivelin e djersitjes, panikut, luhatjet e humorit dhe shkakton shumë lodhje.

Ulcera në stomak
Ulçera në stomak shkakton rënie të papritur në peshë.

Kjo ndodh sepse ulcera manifestohet jo vetëm me dhimbje por edhe me të përziera, të vjella dhe mungesë oreksi.

Parazitët pë sistemin tretës
Gjatë pushtimit të zorrëve nga parazitët, njeriu përjeton një rritje të oreksit sepse parazitët ushqehen me atë që ha njeriu.

Rënia në peshë në të vërtetë nënkupton se kjo është mënyra më e mirë e trupit për t’i eliminuar ata.

Depresioni
Rënia në peshë gjatë depresionit është e pavullnetshme.

Ndjesia e mërzisë, humbjes, zemërimit dhe frustrimit prek çdo aspekt të jetës përfshirë edhe oreksin.

Tumoret
Rënia e papritur në peshë është një nga shenjat më të qarta treguese të tumoreve pavarësisht zonës së prekur prej tij.

Rritja e pakontrolluar e qelizave anormale përshpejton metabolizmin dhe shteron burimet energjike të organizmit.

Me shpërndarjen e qelizave kancerogjene, funksionet e organeve pësojnë një rënie drastike.

Edhe trajtimet kundër kancerit siç është kemioterapia mund të shkaktojnë rënie të oreksit, të vjella, dhe vështirësi në ushqyerje.

Skleroza
Rënia në peshë tek moshat e mesme mund të jetë një tregues i sklerozës apo sëmundjes së Alzheimerit.

Këto sëmundje nervore prishin mekanizmin e trupit që rregullon peshën duke shkaktuar humbjen e saj shumë kohë përpara diagnostikimit.

Shkaqe të tjera të rënies në peshë
Përveç sëmundjeve të lartpërmendura, rënia e papritur në peshë mund të shkaktohet edhe nga kequshqyerja, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, problemet me zemrën, medikamentet.

Rekomandohet patjetër konsultë me mjekun nëse vini re rënie të papritur dhe të pashpjegueshme të peshës.

të fundit

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

5 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

8 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

13 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

17 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

18 minutes ago

Përparim Rama nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Emri i tij është pjesë e themeleve të Kosovës së lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…

21 minutes ago