lifestyle

Sëmundja e plakjes së trurit, arsyet përse prek më shumë gratë

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo. Alzaimeri, shkakton probleme të memories për shkak se një pjesë e trurit plaket. Duke mos pasur kështu mundësi të kryejë më shumë funksione normale që nga të menduarit kthjellët deri tek proçeset e përditshmërisë.

Përhapja e shpejtë dhe pa shkak e ka bërë këtë sëmundje akoma edhe më të rrezikshme. Gjithsesi sipas mjekëve tek gratë ky fenomen është shumë më i zhvilluar se tek burrat. Në këtë artikull ju sjellim në vëmendje pikërisht këtë çështje. Përse prek më shumë gratë dhe çfarë këshillojnë ekspertët.

Si zhvillohet tek gratë

Këto probleme konjitive të trurit dhe memories shfaqen veçanërisht tek gratë sipas ekspertëve. Lidhja mes sëmundjes dhe gjinisë femërore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit të estrogjenit. Sipas mjekëve marrëdhënia mes Alzaimer, Dementias dhe hormoneve është e komplikuar. Kjo pasi shumë studime kanë treguar se pikërisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sëmundje të tilla, por deri në një pikë. Megjithëse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatë viteve mund të çojë në stimulimin e sëmundjes së Alzaimer.

Gjatë jetës niveli i estrogjenit në trup zhvillohet në mënyra të ndryshme, pra në periudha më të hershme është më i lartë. Ndërsa gjatë dhe pas menopauzës kur niveli i këtij hormoni bie, trupi nuk ka më një mburojë ndaj sëmundjeve të kujtesës dhe trurit. Humbja e këtij hormoni e bën trurin më të ndjeshëm ndaj sulmeve dhe lodhjeve të brendshme apo të jashtme që e shkatërrojnë atë. Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumë çrregullime të tjera që shkaktohen si pasojë e moshës.

Këtu përmendim problemet me frymëmarrjen apo sëmundjet si ishemia. Truri gjithashtu humb aftësinë për të përpunuar nivelet e glukozës dhe për të furnizuar veten me energji. Kjo është një simptomë specifike e sëmundjes së Alzaimerit. Gjithsesi sipas mjekëve ka edhe faktorë të tjerë që e zhvillojnë këtë sëmundje, ndër to është faktori gjenetik apo mosha.

Si ta parandaloni

Për ta parandaluar sa më shumë që të jetë e mundur këtë sëmundje, ekspertët rekomandojnë disa hapa të thjeshtë për t’i ndjekur.

Ushtrohuni

Merruni gjithnjë me aktivitet sportiv, mundohuni të ecni të paktën 1-2 orë në ditë, në natyrë. Vrapi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin dhe trupin larg sëmundjeve.

Gjumi i qetë

Pagjumësia mund të jetë një faktor që shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e kujtesës. Është e rëndësishme të keni një regjim të qetë teksa flini. Mjekët rekomandojnë të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë.

Menaxhimi i stresit

Periudhat e vazhdueshme nën presion apo stres ndikimin e parë e kanë në tru, prandaj mundohuni t’i evitoni sa më shumë këto episode. Sa herë që të ndiheni të stresuar merruni me ndonjë aktivitet sportiv apo ecje në natyrë në mënyrë që të mbroni trurin tuaj./AgroWeb

të fundit

Horoskopi 27 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë…

4 hours ago

Pas lajmit tragjik për vëllain e Gjestit, Don Xhoni merr një vendim!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i…

5 hours ago

Zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Tiranës, Këlliçi: Tabaku dhe Alimehmeti u thirrën nga Berisha, por…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë…

5 hours ago

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen,…

5 hours ago

EMRI/ Kush ishte personi që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçikleti ka…

5 hours ago

Tragjedi në familjen e Gjestit, ja çfarë postoi motra e tij në rrjetet sociale 20 orë para ngjarjes

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e kësaj të premte në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i…

6 hours ago