Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.
Shishja mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në frigorifer e përdoret pa fund.
None found
Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me qumësht.
Me siguri çdo amvisë mendon se një shishe plastike nuk është aq e rrezikshme për shëndetin në krahasim me rreziqet e tjera që na kanosen çdo ditë.
Në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim.
Sa Herë Duhen Rimbushur Shishet Plastike Të Ujit?
Këto shishe për fat të keq përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.
Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre shisheve.
Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret.
Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.
Për pasojë, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.
Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi.
Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe ambientin ku jetojmë. /TCH/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…